Gjëja më e keqe për mendjen dhe trupin

27 Mars 2013 - 09:23      

Stresi në punë ka shkaktuar që 7 për qind (madje edhe 10 për qind në mes atyre me moshë prej 18 deri 24 vjet) e britanikëve të anketuar kanë mendime vetëvrasëse, ndërsa një nga pesë të anketuar (18 për qind) për shkak të punës kanë ankthe. Po çfarë ndodh atëherë me njerëzit me të drejta pune të parregulluara ligjërisht?

Stresi në punë ka shkaktuar që 7 për qind (madje edhe 10 për qind në mes atyre me moshë prej 18 deri 24 vjet) e britanikëve të anketuar kanë mendime vetëvrasëse, ndërsa një nga pesë të anketuar (18 për qind) për shkak të punës kanë ankthe. Po çfarë ndodh atëherë me njerëzit me të drejta pune të parregulluara ligjërisht?

Puna është shkaku kryesor i stresit në jetë dhe ka ndikim të madh negativ në shëndetin e përgjithshëm. Ky është përfundimi i hulumtimit të shoqatës bamirëse britanike “Mind” pas anketimit të 2000 britanikëve. Madje 34 për qind e të anketuarve e konsiderojnë punën e vet shumë stresuese Njëkohësisht si burimin më të madh të stresit vetëm 17 për qind të personave i konsiderojnë probleme shëndetësore, ndërsa për 30 për qind të anketuarve janë problemet financiare.

Hulumtimet e mëhershme tregojnë që stresi në punë rrit rrezikun nga sulmi në zemër për 23 për qind. Ky studim ka treguar që stresi në punë ka shkaktuar që 7 për qind (madje 10 për qind në mes atyre prej 18 deri 24 vjet) e të anketuarve kanë mendime vetëvrasëse, ndërsa një nga pesë të anketuar (18 për qind) ka probleme për shkak të punës.

Stresi zakonisht shtyn njerëzit të pinë tepër ose të përdorin narkotikë, sepse mendojnë që kështu do ta përballojnë më lehtë. Sipas hulumtimit, gati tre prej pesë personave ose 57 për qind pinë pas punës, ndërsa një nga shtatë pinë gjatë orarit të punës vetëm për ta përballur më mirë stresin dhe presionin në punë.

Mënyrat e tjera në të cilat njerëzit përpiqen të përballen me stresin:

- pirja e duhanit – 28 për qind

- marrja e antidepresivëve – 15 për qind

- marrja e tabletave për gjumë pa u konsultuar me mjekun – 16 për qind

- pinë tableta për gjumë, të cilat ua ka përshkuar mjeku – 10 për qind

Autorët e hulumtimi thonë: “Rezultatet tona tregojnë që kultura e frikës dhe heshtjes janë të lidhura me stresin dhe problemet e natyrës mentale dhe shumë e shtrenjtë për punëdhënësit në fund.”



Rezultate interesante

Një në pesë (19 për qind) kërkojnë ditë të lirë (pushim për shkak të sëmundjes) për shkak të stresit, megjithatë 90 për qind do të japin arsye tërësisht tjetër për mungesën e vet.

Një nga 10 (9 për qind) kanë lënë punën për shkak të stresit, ndërsa një në 4 (25 për qind) ka menduar të japë dorëheqje për shkak të presionit në punë.

Një nga 5 (19 për qind) ndiejnë që nuk mund të flasin me shefin për stresin e madh që e ndiejnë.

Edhe pse 22 për qind e pjesëmarrësve në hulumtim janë diagnostikuar me probleme mentale, vetëm 10 për qind i kanë treguar shefit të tyre për këtë gjë.

Nga ana tjetër 56 për qind e shefave kanë thënë që do të pëlqenin të përmirësojnë shëndetin mental të personelit të vet, por që për këtë u nevojitet trajnim më i mirë.

Madje 46 për qind e shefave thonë që do të donin të ndihmojnë më shumë, por që kjo nuk është gjëja kryesore në kompaninë e tyre.

“Hulumtimi ynë tregon që të punësuarit ende e ndjejnë nivelin e lartë të stresit në punë, çka ndikon negativisht në shëndetin e tyre mental dhe fizik,” thotë Paul Farmes, presidenti i shoqatës “Mind”



Përmirësimi i shëndetit mental nuk ka nevojë të jetë i shtrenjtë

Farmer shpjegon që hulumtimi i tyre ka treguar që në kompanitë që ofrojnë orar fleksibil të punës dhe ofrojnë pushim vjetor mjaft të gjatë punëtorët kanë shëndet më të mirë mental.

Tre nga pesë të punësuar kanë thënë që përpjekja pozitive e shefit për të përmirësuar shëndetin mental në punë ka rezultuar me motivimin dhe angazhimin e tyre më të madh në punë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...