Elbasan: 32-vjeçari mundohet të shpëtojë fqinjën, mbyten të dy në lumë

12 Mars 2013 - 16:36      

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku dy të rinj, një burrë dhe një grua kanë rënë aksidentalisht në lumin Zaranikë dhe kanë humbur jetën. 34-vjeçarja Miranda Ramazani ka rënë aksidentalisht në përrua, ndërsa Agim Jashari 32 vjeç, fqinji i saj ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht kanë humbur jetën të dy. Më tej ka qenë vëllai i Mirandës, i cili ka tentuar t’i shpëtojë, por

Elbasan, 12 mars - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku dy të rinj, një burrë dhe një grua kanë rënë aksidentalisht në lumin Zaranikë dhe kanë humbur jetën.  34-vjeçarja Miranda Ramazani ka rënë aksidentalisht në përrua, ndërsa Agim Jashari 32 vjeç, fqinji i saj ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht kanë humbur jetën të dy. Më tej ka qenë vëllai i Mirandës, i cili ka tentuar t’i shpëtojë, por nuk ka mundur, transmeton Shekulli online.

 Sipas të dhënave paraprake ka qenë policia, e cila ka ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë çiftin nga lumi i rrëmbyeshëm, si pasojë e reshjeve. Policia bën me dije se, gjatë transportit për në spital ka humbuar jetën Agim Hashari 30 vjeç. Ndërsa gruaja Miranda Hashari rreth 30 vjeç, e cila humbi jetën kur ndodhej në sallën e reanimacionit. Mësohet se gjatë nxjerrjes së viktimës nga uji është dëmtuar edhe një polic.

Trupat e dy viktimave janë dërguar në morgun e qytetit. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...