Këshilla për ushqim të shëndetshëm

6 Mars 2013 - 16:55      

Ushqimi i shëndetshëm nuk nënkupton të ushqyerit rigoroz, i cili kufizon ushqime të caktuara. Në vend të kësaj, bëhet fjalë që të ndiheni mirë, të keni më shumë energji dhe të jeni të shëndetshëm. Çdo nutricionist do t’ju thotë që të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme nënkupton 5 vakte, tri kryesore dhe dy mesvakte. Kjo nënkupton që kurrë nuk jeni të uritur, që të hani gjithçka por në sasi të arsyeshme.

Ushqimi i shëndetshëm nuk nënkupton të ushqyerit rigoroz, i cili kufizon ushqime të caktuara. Në vend të kësaj, bëhet fjalë që të ndiheni mirë, të keni më shumë energji dhe të jeni të shëndetshëm. Çdo nutricionist do t’ju thotë që të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme nënkupton 5 vakte, tri kryesore dhe dy mesvakte. Kjo nënkupton që kurrë nuk jeni të uritur, që të hani gjithçka por në sasi të arsyeshme.

Ushqimi i shëndetshëm fillon me mësimin se si dhe sa të hani. Kjo nuk është kurrfarë diete, kjo është mënyrë e të ushqyerit që mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet si sëmundja e zemrës, kancerit dhe diabetit dhe të parandalojë shfaqjen e depresionit. Përveç kësaj, të mësuarit për shprehitë e shëndetshme mund të nxisin energjinë, të përmirësojnë kujtesën dhe stabilizojë disponimin. Mund të zgjeroni asortimentin e ushqimit të shëndetshëm dhe të mësoni se si t’i planifikoni vaktet më herët.

Njerëzit shpesh mendojnë që të ngrënët në mënyrë të shëndetshme është pak i komplikuar dhe i vështirë për t’u ndjekur, por baza kryesore e ushqimit të shëndetshëm është përmbajtja. Pavarësisht asaj çka pohojnë disa dieta të caktuara, ne të gjithë kemi nevojë për një masë të karbohidrateve, proteinave, yndyrave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve për të qëndruar të shëndetshëm.

Nëse dëshironi të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të humbni ndonjë kilogram mund t’i provoni këto këshilla:

Mos i kapërceni vaktet

Tri vakte dhe tri mesvakte së bashku në planin e ushqyerjes ju mundësojnë që të mos jeni të uritur dhe të keni energji të mjaftueshme gjatë ditës.

Mënyra e shëndetshme e përgatitjes se ushqimit

Zgjidhni ushqimet që janë të përgatitura në skarë, të pjekura dhe të ziera në vend të ushqimit të fërguar dhe ushqimit të përgatitur me shumë vaj. Në vend se të shtoni gjëra më pak të shëndetshme siç janë gjalpi, margarina apo salca e pjekjes, ushqimet le të përgatiten në lëngun e tyre. Është e nevojshme që të hiqni lëkurën dhe yndyrat e tepërta nga mishi për të mos konsumuar kalori shtesë dhe yndyrë.

Shmangia e sheqerit të tepërt

Pijet e ëmbla janë burim i madh i kalorive të zbrazëta për të cilat trupi ndoshta nuk ka nevojë, dhe nuk kanë vitamina, minerale, proteina, e as fibra. Si zëvendësim për sheqer duhet të përdorni sheqerin dietal, por edhe konsumimi i tij duhet të jetë me masë.

Po ashtu shumë sheqer gjendet në gjërat e ëmbla siç janë ëmbëlsirat, biskotat dhe bonbonet.  Nuk duhet t’i largoni tërësisht nga ushqimi, vetëm duheni të kufizoni konsumimin e tyre apo në vend të bonboneve të hani pemë.

Mos mendoni për dietë

Nuk ka ushqime të mira apo të këqija. Të gjithë ushqimet mund të jenë ushqim i shëndetshëm, nëse hahen me masë. Nuk ka ushqime të ndaluara, hani gjithçka, por në sasi të arsyeshme. 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...