I dyshuari për vrasjet në Lucern, shqiptar nga Neci i Gjakovës

27 Shkurt 2013 - 21:06      

(E plotësuar) - Policia në Zvicër tha se një punonjës i vjetër i një kompanie të përpunimit të drurit, ka hapur zjarr në vend pune duke vrarë dy dhe plagosur shtatë kolegë të tjerë. Pas këtij incidenti, është vrarë edhe sulmuesi, por zyrtarët e policisë nuk kanë dashur të komentojnë mënyrën se si u vra ai. Policia dhe zyrtarë të fabrikës thonë se 42-vjeçari nuk njihej si njeri që bënte probleme.

Luzern, 27 shkurt (E plotësuar) - Gjatë gjithë pasdites së sotme portali shqiptar në Zvicër,  albinfo.ch, pas marrjes së informatave të paverifikuara nga burime të ndryshme brenda komunitetit, ka bërë përpjekje të marrë konfirmimin për rastin e rëndë të krimit  që ka ndodhur sot në Menznau të Lucernit.
Një koleg i punës dhe fqinj i dorasit, në kushte anonimiteti, ka konfirmuar se krimin në Menznau të Lucernit e ka kryer shqiptari Viktor B. nga fshati Nec i Gjakovës. Sipas burimit tonë, autori i vrasjes nuk ishte në orar të punës, por kishte ardhur enkas për të kryer krimin. Tre të vrarët, sipas tij janë zviceranë, njëra prej tyre femër, e cila punonte në kantinën ku ndodhi vrasja.
Rreth motiveve të mundshme burimi i portalit nuk ka informacione, por ajo që është vënë re kohëve të fundit te Viktor B., ka qenë mbyllja në vetvete dhe mungesa e shoqërimit me të tjerët. Megjithatë, ai thotë se autori i vrasjes nuk ka qenë i njohur si tip problematik dhe ka pasur një jetë të qetë e normale.
Kohëve të fundit ai e kishte ndërruar vendbanimin. Bashkëbiseduesi tregon se në këtë fabrikë punon një numër i madh shqiptarësh, rreth 60 sish.
Nga ana tjetër, policia, me gjithë përpjekjet e bëra nga albinfo, nuk ka pranuar të japë informata në lidhje me rastin, me arsyetim detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale
Mediet e Lucernit për dorasin shkruajnë se ka qenë kickboksier.

18:25 Autor i vrasjes së dyfishtë, Viktor Berisha nga Brekoci

Luzern, 27 shkurt  (E plotësuar)
- Policia në Zvicër tha se një punonjës i vjetër i një kompanie të përpunimit të drurit, ka hapur zjarr në vend pune duke vrarë dy dhe plagosur shtatë kolegë të tjerë. Pas këtij incidenti, është vrarë edhe sulmuesi, por zyrtarët e policisë nuk kanë dashur të komentojnë mënyrën se si u vra ai. Policia dhe zyrtarë të fabrikës thonë se 42-vjeçari nuk njihej si njeri që bënte probleme.Incidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes në fabrikën e drurit Kronospan në qytetin e vogël Menznau në pjesën qendrore të Zvicrës.
Sipas burimeve të Indeksonline, dyshohet se autor i vrasjes së sotme është një shqiptar nga Brekoci, komuna e Gjakovës, Viktor Berisha (42 vjeçar).
Vrasësi ka qenë punëtor shumëvjeçar i firmës dhe nuk ka rënë në sy më parë për probleme me bashkëpunëtorët. Kolegët e tij të punës kanë thënë se ai ka qenë një njeri i qetë dhe se nuk kanë pasur asnjëherë konflikte me të.
"Viktor Berisha, ishte operator makine në këtë kompani, ka qenë person i qetë, ne nuk kemi pasur probleme me të", ka thënë një koleg i Berishës.
Në kantinën e fabrikës për përpunimin e drurit “Kronospan” në Menznau të Lucernit një person ka shtënë me armë me ç`rast sipas dëshmitarëve, ka vrarë pesë veta dhe ka plagosur një numër të panjohur personash. Ndërkohë informatat nga Menznau thonë se janë tre të vrarë dhe 7 të plagosur.
Siç bën të ditur policia e Lucernit, krimi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit.

13:08 Masakër në Lucern: pesë të vrarë dhe 7 të plagosur

Mediet zvicerane duke iu referuar dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes flasin për pesë persona të vrarë, ndërsa policia deri më tash nuk ka ofruar të dhëna mbi autorin e masakrës, motivin e tij dhe mbi viktimat. Një zëdhënës i policisë së kantonit të Luzernit vetëm ka konfirmuar se në Menznau ka ndodhur një konflikt dhe se policia ndodhet në një numër të madh në vendin e ngjarjes. Po ashtu tre helikopterë të shërbimit për shpëtim nga ajri Rega, bartur katër të plagosur rëndë në dy spitale të ndryshme, transmeton. albinfo.

Policia ka njoftuar se në orën 14.00 do të dalë me të dhëna më të hollësishme në lidhje me krimin.Kosovari autor i masakrës
Foto nga vendi i ngjarjes
Në kantinën e fabrikës për përpunimin e drurit “Kronospan” në Menznau të Lucernit një kosovar ka shtënë me armë në drejtim të dhjetra personave. Dyshohet për tre të vrarë dhe shtatë të plagosur rëndë.
Burime të Indeksonline mësojnë se sulmuesi ishte një shqiptar nga Brekoci, Komuna e Gjakovës, Viktor Berisha (42 vjeçar).
Vrasësi (42 vjeç) ka qenë punëtor shumëvjeçar i firmës dhe nuk ka rënë në sy më parë për probleme me bashkëpunëtorët.
Kolegët e tij të punës kanë thënë se ai ka qenë një njeri i qetë dhe se nuk kanë pasur asnjëherë konfilikte me të.
"Viktor Berisha, ishte operator makine në këtë kompani, ka qenë person i qetë, ne nuk kemi pasur probleme me të", ka thënë një koleg i Berishës.
Ndërkohë edhe mediat nga Lucerni thonë se janë tre të vrarë dhe shtatë të plagosur, 6 prej tyre janë të plagosur rëndë. Në mesin e të vrarëve është edhe vetë sulmuesi, i cili është vetvrarë pas sulmit.
Siç bën të ditur policia e Lucernit, krimi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit.
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...