Bullgari: Qëllohet përpara gjykatës bosi i drogës

29 Janar 2013 - 22:11      

Një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Bullgari, Zlatomir Ivanov, mbeti i plagosur në një atentat ndaj tij në hyrje të një gjykate të kryeqytetit Sofje, raportuan mediat vendase të martën. Ivanov u qëllua me disa plumba, katër prej të cilëve e zunë në stomak dhe këmbë, transmeton TCH.

Sofje, 29 janar - Një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Bullgari, Zlatomir Ivanov, mbeti i plagosur në një atentat ndaj tij në hyrje të një gjykate të kryeqytetit Sofje, raportuan mediat vendase të martën. Ivanov u qëllua me disa plumba, katër prej të cilëve e zunë në stomak dhe këmbë, transmeton TCH.

Një truprojë gjithashtu u plagos dhe së bashku me “bosin” e drogës, u dërgua në spital.

Policia arriti të bënte një arrestim në vendngjarje, ndërsa janë hapur hetime për të zbuluar se cili është urdhëruesi i këtij atentati.

Një ish-agjent policie në vitet 1991-93, Ivanov vendosi që të ndryshonte kah dhe për më shumë se një dekadë, përqendroi në duart e tij trafikun e drogës në Bullgari.

Ai gjithashtu është i dyshuar se ka realizuar një seri vrasjesh, për të mbrojtur aktivitetin e tij nga klanet rivale të drogës.



 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...