Tensione mes Pakistanit dhe Indisë

6 Janar 2013 - 10:48      

Frikë për rikthimin e luftës mes Pakistanit dhe Indisë. Ushtarët e dy vendeve kanë shkëmbyer zjarr në rajonin e diskutuar të Kashmirit përgjatë asaj që quhet “vija e kontrollit”.
Pakistani akuzoi Indinë se trupat e saj sulmuan një postë ushtarake në Haji Pir në zonën e Kashmirit të administruar nga Islamabadi. Nga sulmi, sipas autoriteteve pakistaneze, ka mbetur i vrarë një ushtar i tyre, ndërsa një tjetër është plagosur, transmeton TCH.

Islamabad, 6 janar - Frikë për rikthimin e luftës mes Pakistanit dhe Indisë. Ushtarët e dy vendeve kanë shkëmbyer zjarr në rajonin e diskutuar të Kashmirit përgjatë asaj që quhet “vija e kontrollit”.

Pakistani akuzoi Indinë se trupat e saj sulmuan një postë ushtarake në Haji Pir në zonën e Kashmirit të administruar nga Islamabadi. Nga sulmi, sipas autoriteteve pakistaneze, ka mbetur i vrarë një ushtar i tyre, ndërsa një tjetër është plagosur, transmeton TCH.

Të kundërtën pretendojnë autoritetet indiane. Sipas tyre kanë qenë ushtarët pakistanezë ata që kanë hapur zjarr të paprovokuar më parë në një postë ushtarake indiane pranë zonës neutrale.

Kashmiri prej më shumë se 60 vjetësh mbetet një mollë sherri mes dy vendeve. Përplasja më e ashpër mes tyre ishte në konfliktin 13-ditor të vitit 1971, një konflikt që megjithëse i shkurtër ishte mjaft i përgjakshëm me pasoja të mëdha sidomos në civilë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...