Itali, një shqiptar vritet, tjetri plagoset

23 Dhjetor 2012 - 22:31      

Në vendbanimin San Severo të Italisë është ekzekutuar me armë zjarri një shqiptar, ndërkohë që një bashkëkombas tjetër është plagosur, transmeton BW, sipas së cilës kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Carli” në qendër të San Severos.
Mediumet italiane, duke cituar policinë lokale, raportojnë se dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije, ndodheshin në veturë në momentin kur janë sulmuar nga persona të panjohur. Një veturë iu ka dalë para shqiptarëve, duke qëlluar mbi to breshëri plumbash.

San Severo, 23 dhjetor - Në vendbanimin San Severo të Italisë është ekzekutuar me armë zjarri një shqiptar, ndërkohë që një bashkëkombas tjetër është plagosur, transmeton BW, sipas së cilës kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Carli” në qendër të San Severos.

Mediumet italiane, duke cituar policinë lokale, raportojnë se dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije, ndodheshin në veturë në momentin kur janë sulmuar nga persona të panjohur. Një veturë iu ka dalë para shqiptarëve, duke qëlluar mbi to breshëri plumbash.

Shqiptarët janë dërguar për në spital, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk ka mundur t’i rezistojnë plagëve, ndërkohë që tjetri ka marrë ndihmën në një spital të zonës.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe dosjen e shqiptarëve për të konstatuar nëse ekzekutimi i tyre ka të bëjë me të kaluarën dhe identitetin e tyre gjatë qëndrimit në Itali.

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...