“Lufta” e deklaratave acaron raportet Turqi-Greqi

23 Dhjetor 2012 - 21:58      

Ngritja e besueshmërisë së kreditimit të Greqisë me gjashtë nivele nga agjencia e vlerësimit të rrezikut “Standard and Poor’s” duket se ka sjelle pakënaqësi tek fqinji i saj në anën lindore të Egjeut, në Turqi.

Stamboll, Athinë, 23 dhjetor - Ngritja e besueshmërisë së kreditimit të Greqisë me gjashtë nivele nga agjencia e vlerësimit të rrezikut “Standard and Poor’s” duket se ka sjelle pakënaqësi tek fqinji i saj në anën lindore të Egjeut, në Turqi.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar institucionin financiar se është totalisht i politizuar, pasi mban anën e Greqisë që po zhytet dhe po shet ishujt e saj, ndërsa nuk jep asnjë vlerësim për Turqinë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Athinës zyrtare, nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Dimitris Avramopoulos, që ka thënë se deklaratat keqdashëse nuk u përshtaten udhëheqësve, sidomos atyre fqinj, që nga ana tjetër kërkojnë të ndërtojnë marrëdhënie të miqësisë dhe besimit.

“Krizat ekonomike janë si epidemi, nuk njohin kufij dhe nuk e di askush kur trokasin në derë”, ka shtuar Avramopoulos, duke theksuar se asnjë ishull grek nuk shitet, pasi “vlerat e një kombi kurrë nuk kanë çmim dhe kombet historike të tilla si Greqia e gjejnë gjithmonë rrugën e tyre”.

Në fillimet e vitit të kaluar, në një takim që pati ish-kryeministri Papandreu me homologun e tij turk Erdogan, u duk se midis dy vendeve po fillonte një klimë e re pozitive, por asgjë e tillë nuk ndodhi.

“Lufta” e deklaratave acaron përsëri Athinën dhe Ankaranë në një moment kur Greqia dëshiron të mbyllë me fqinjët e saj çështjen e kufijve detarë, për të filluar kërkimet në zonat e saj detare për naftë dhe gaz, shfrytëzimin e këtyre pasurive natyrore, rezervat e të cilave përllogariten në miliarda euro dhe do të zvogëlojnë ndjeshëm borxhin e saj kolosal.

Greqia nuk ka nënshkruar me asnjë prej fqinjëve të saj si Italia, Shqipëria, Egjipti, Libia dhe Turqia marrëveshje për Zonën Ekonomike Ekskluzive detare.

Edhe në vizitën e tij para dy ditësh në Libi, Avramopulos nuk ka marrë një përgjigje pozitive për të mbyllur një marrëveshje midis dy vendeve, e cila do t’i shërbente Greqisë si një bazë për të rifilluar bisedimet për kufijtë detare që vazhdojnë prej vitesh me Turqinë, por që ende ndodhen në udhëkryq.

 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...