Benitez: “El Nino” por rikthehet

12 Dhjetor 2012 - 21:53      

Fernando Torres është shumë pranë rikthimit në formën më të mirë dhe atëherë do të kemi shansin të shohim sërish “El Ninon” e dikurshëm. Kështu mendon Rafael Benitez pas katër golave që spanjolli i shënoi në dy ndeshjet e fundit me Chelsean.

Londër, 12 dhjetor - Fernando Torres është shumë pranë rikthimit në formën më të mirë dhe atëherë do të kemi shansin të shohim sërish “El Ninon” e dikurshëm. Kështu mendon Rafael Benitez pas katër golave që spanjolli i shënoi në dy ndeshjet e fundit me Chelsean. “Më vjen mirë që tani po më drejtojnë gjithnjë e më pak pyetje për Fernandon, çka do të thotë se njerëzit janë mësuar duke e parë të shënojë”, tha trajneri përpara sfidës së nesërme me skuadrën meksikane Monterrey, në kuadër të Botërorit të klubeve.

“Të gjithë kanë folur për muaj të tërë se Torres duhet të shënonte më shumë. E shoh të lumtur në stërvitje dhe në hotel. E kam vënë re këtë ndryshim, gjë që më kënaq pa masë. Ai është rikthyer vetëm për arsye se skuadra ka punuar më shumë për të. Nuk është çudi që ta shikoni të rikthehet si në kohët e vjetra”, shtoi trajneri spanjoll.

Chelsea do të luajë kundër meksikanëve të Monterrey nesër në orën 11:30.

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...