Ramos largohet nga Real Madrid?

21 Shtator 2012 - 16:44      

Rekordmenët evropianë të Realit të Madridit realizuan fitore jubilare ditën e mërkurë ndaj Manchester Cityt në Champions League. Kjo ishte fitorja e 100-të e tyre në Champions League. Por, në këtë duel nuk ka pasur vetëm festë te “galaktikët”. Fakti që Jose Mourinhos i buzëqeshi

Madrid, 21 shtator – Rekordmenët evropianë të Realit të Madridit realizuan fitore jubilare ditën e mërkurë ndaj Manchester Cityt në Champions League. Kjo ishte fitorja e 100-të e tyre në Champions League. Por, në këtë duel nuk ka pasur vetëm festë te “galaktikët”. Fakti që Jose Mourinhos i buzëqeshi fati në minutën e fundit të takimit, bëri që atij t’i jepet e drejtë për rotacionet në formacion. Duke qenë se portugezi ka probleme me luksin në ekipin, mos aktivizimi i mbrojtësit Sergio Ramos ka shkaktuar shumë zhurmë në mediumet spanjolle. Sipas spekulimeve të “El Mundo Deportivo”, mbrojtësit i është adresuar i gjithë faji në humbjen 0:1 ndaj Sevillas në kampionat, dhe si pasojë Mourinho e la në stol mbrojtësin më të mirë të Spanjës.

Por, duke u renditur në krye të listës së “armiqve” dhe kritikëve të Mourinhos, Sergio Ramos ka kërcënuar klubin me largim në fund të sezonit. Në qoftë se mbrojtësi largohet, atëherë do t’i jepet shansi francezit Raphael Varane. Por mbetet të shihet nëse Ramosi do të largohet pasi edhe ai vetë pati përgëzuar shokët në “Twitter”, ndërsa Mourinho deklaron se nuk ka mosmarrëveshje me Sergion.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...