Rriten pagat dhe pensionet në Shqipëri

16 Maj 2012 - 13:30      

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë se po përgatitet vendimi për rritjen e rrogave dhe pensioneve, nga e cila do të përfitojnë direkt 800 familje, duke mbajtur kështu premtimin.

Tiranë, 16 maj  - Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë se po përgatitet vendimi për rritjen e rrogave dhe pensioneve, nga e cila do të përfitojnë direkt 800 familje, duke mbajtur kështu premtimin.

Ai tha se kjo rritje bëhet në kohën më të vështirë në kohën e krizës së euros dhe të borxheve, ndërsa vlerësoi modelin ekonomik shqiptar të qëndrueshëm.

“Rritja mesatare e ekonomisë mbi 3%, 4 herë më e madhe se rritja ekonomike mesatare në rajon”- tha Berisha, kurse inflacioni në Shqipëri në këto vitë është ulur ndjeshëm, dy herë më i ulët se rajoni, ndërsa apeloi që të vijojë rritja ekonomike dhe të dyfishohen eksportet.

Kryeministri akuzoi sërish Ramën për mashtrimet e tij me statistikat e papunësisë. Sipas tij Rama quan të papunë edhe fëmijët në kopshte dhe shkolla. “PS ka marrë statistikat e viteve ’90 për papunësinë”- tha ai.

“Të mos kesh edhe asnjë njohuri elementare të punësimit, të krijon përshtytje të parë që ky zotëri ka ngelur në statusin e bojrave dhe të ngjyrave por nuk është kështu pasi ai këtë e përdor për propagandën e tij. Zotëria nuk njeh strukturën e grupmoshave pasi po ti njoh nuk bën kurrë një deklaratë të tillë” ka theksuar më tej Berisha.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...