Pacolli matet ta blejë hotelin “Otrant” në Ulqin

16 Maj 2012 - 08:51      

Biznesmeni kosovar dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, është i interesuar ta blejë hotelin “Otrant”, në Plazhin e Madh të Ulqinit, dhe ta sjellë atë në nivelin e një hoteli me pesë yje. Kështu i ka thënë gazetës “Vijesti” miku i afërt i Pacollit, Shkëlzen Riza, që është drejtor i organizatës turistike të Kosovës.

Ulqin, 16 maj - Biznesmeni kosovar dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, është i interesuar ta blejë hotelin “Otrant”, në Plazhin e Madh të Ulqinit, dhe ta sjellë atë në nivelin e një hoteli me pesë yje. Kështu i ka thënë gazetës “Vijesti” miku i afërt i Pacollit, Shkëlzen Riza, që është drejtor i organizatës turistike të Kosovës.

Riza i ka thënë gazetës se Pacolli po i gëzohet paralajmërimit të Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e një sekretariati të veçantë që do të jetë i ngarkuar për investimet kapitale, që do të mbikëqyrë drejtpërdrejt realizimin e tyre dhe do t’u mundësojë investitorëve që shumë më lehtë të vijnë tek lejet dhe dokumentacioni tjetër të nevojshëm.

“Pacolli nuk është i interesuar vetëm për blerjen e ‘Otrantit’. Ai planifikon që të zgjerojë kompleksin dhe ta sjellë atë në nivel të pesë yjeve”, ka thënë Riza, duke theksuar se edhe investitorë të tjerë nga Kosova presin heqjen e barrierave për investime në Mal të Zi.

“Ka interesim për projektin ‘Holegra’, ndërsa disa investitorë presin edhe miratimin e planit për hapësirën prapa hotelit ‘Albatros’”, ka thënë Riza për “Vijesti”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...