Ndryshimi i Kodit Penal, kusht i BE-së

13 Maj 2012 - 09:38      

Përkrahja ndërkombëtare për heqjen e shpifjes nga Kodi Penal, diçka për të cilën gazetarët protestuan në rrugë dhe e bojkotuan skenën politike në tërësi, sa vjen e shtohet.

Prishtinë, 13 maj - Përkrahja ndërkombëtare për heqjen e shpifjes nga Kodi Penal, diçka për të cilën gazetarët protestuan në rrugë dhe e bojkotuan skenën politike në tërësi, sa vjen e shtohet.

Kjo çështje tani është bërë kusht edhe nga BE-ja, pa i dhënë politikës në Kosovë asnjë mundësi tjetër. Pyetësori i dorëzuar Prishtinës për studimin e fizibilitetit në mesin e shumë pyetjeve e përmban edhe pikën ku shumë qartë bëhet e ditur se shpifja nuk duhet të jetë pjesë e Kodit Penal, shkruan gazeta “Zëri”.

“A është shpifja kundërvajtje penale në Kosovë? Nëse po, kur e ka ndërmend Kosova që ta heqë shpifjen nga Kodi Penal”, thuhet në pyetësorin e përgatitur nga Komisioni Evropian.

Pyetësori me 400 pyetje i është dorëzuar Kosovës më datën 7 maj, i cili nga Ministria për Integrime Evropiane, menjëherë u është dërguar të gjitha institucioneve relevante të Kosovës për t’u marrë me çështjet për të cilat Brukseli dëshiron të dijë.

Pyetësori duhet të kthehet në Bruksel në pjesën e parë të qershorit, ndërsa pak kohë më vonë, gjatë muajit qershor, një ekip ekspertësh evropianë do të dërgohet në Kosovë për të verifikuar atë që është kthyer nga Prishtina.

Kjo i bie që më së largu deri në pjesën e parë të qershorit, Kuvendi duhet ta ndryshojë Kodin Penal, në të mirë të gazetarëve, pasi ndryshe kjo mund të ndikojë në vlerësimin që do t’i japë Kosovës Brukseli.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...