Greqi: Samaras dorëzon mandatin pas 6 orësh

7 Maj 2012 - 22:22      

Thellohet pasiguria politike në Greqi. 6 orë pasi mori mandatin nga presidenti i Republikes per formimin e qeverise, kryetari i Demokracise se Re, Antonis Samaras e ridorëzoi atë.

Athinë, 7 maj - Thellohet pasiguria politike në Greqi. 6 orë pasi mori mandatin nga presidenti i Republikes per formimin e qeverise, kryetari i Demokracise se Re, Antonis Samaras e ridorëzoi atë.

"Ne bëmë atë që ishte e mundur për të formuar një qeveri, por nuk ia dolëm, prandaj unë dorëzoj mandatin për të formuar qeverinë", tha Antonis Samaras, pas përfundimit të kontakteve me Aleksis Cipras, Evangelos Venizelos dhe Fotis Kouvelis", raporton BalkanWeb.

Kushtetuta parashikon qe Presidenti t'i kaloje mandatin kreut të partisë së dytë (SYRIZA) e nëse edhe ky dështon, e merr mandatin kreu i partisë së tretë (PASOK). Në rast se edhe hera e tretë nuk ka sukses, presidenti provon të formojë qeverinë e të gjitha partive parlamentare. Pas një dështimi edhe të kësaj tentative, provokohen zgjedhje të reja brenda 30 ditëve. Nesër në ora 14:00 kreu i koalicionit SYRIZA, Aleksis Cipras do marrë mandatin tek presidenti për të filluar negociatat e tij.

Megjithë entusiazmin, lideri i partise kryesuese ne zgjedhje, Antonis Samaras nuk e mbajti dot premtimin e tij se "nuk do ta lërë Greqinë të pa qeverisur". Siç u duk, krijimi i një aleance forcash politike, që të jenë edhe proevropiane, edhe pro reformave, ishte një "rebus" i vështirë, qe Samaras, i pari qe e provoi, nuk mundi ta zgjidhe.

Antonis Samaras, i cili ishte nxitësi kryesor për shpejtimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne Greqi, i nisi negociatat e tij duke marrë një refuzim të prerë nga kreu SYRIZA-s, Aleksis Cipras dhe me pas nga kreu i se Majtes demokratike Fotis Kuvelis.

Pas takimit me Samaras, kreu i kolicionit të majtë SYRIZA, Aleksis Cipras deklaroi se “Pozicionet programatike te Samaras janë antitezë e planit alternativ te së Majtës. ND ka nënshkruar një memorandum të dytë dhe në këto kushte nuk mund të ketë qeveri të shpëtimit kombëtar”. Cipras tha se “mesazhi i popullit ishte i qartë. Politikat e kursimit u hodhen poshtë me vote".

Ndërsa kreu i PASOK, Venizelos deklaroi pas takimit se partia e tij mbështet qeverinë e re pa kushte duke nënkuptuar "edhe pa pjesëmarrje në të". Venizelos theksoi se PASOK e pranon verdiktin e popullit, që e renditi atë si forcë të tretë, por në këtë kontekst, theksoi se përgjegjësia për qeverisjen e vendit i takon së pari Demokracisë së re më pas SYRIZA-s. Venizelos kërkoi që kryeministri i qeverisë së re të jetë një figurë e pranuar nga palët, që të reflektojë prirjen për negociim. 

Takimi pa rezultat qe zhvilloi me kreun e se Majtes demokratike, Fotis Kouvelis, ishte i fundit i kontakteve qe Samaras zhvilloi me liderët politikë për të formuar qeverinë, ndërsa nuk u takua me kreun e Komunistëve dhe Grekëve të Pavarur.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...