Çokollata e zezë rregullon kolesterolin?

7 Maj 2012 - 21:55      

Kur bëhet fjalë për përparësitë shëndetësore të çokollatës, çokollata e zezë, për dallim nga e bardha, është shumë më e shëndetshme.

Kur bëhet fjalë për përparësitë shëndetësore të çokollatës, çokollata e zezë, për dallim nga e bardha, është shumë më e shëndetshme.

Shkencëtarët nga Universiteti në San Diego kanë kryer hulumtimin ku pjesëmarrës ishin 31 meshkuj dhe femra. Ata është dashur që çdo ditë të hanin 50 g çokollatë të zezë apo të bardhë në periudhën prej 15 ditësh. Tensioni i tyre i gjakut, sheqeri në gjak dhe kolesteroli janë matur para dhe pas hulumtimit.

Ata që kanë ngrënë çokollatë të zezë në fund të hulumtimit kanë pasur nivel më të ulët të sheqerit në gjak dhe tension më të ulët, ndërsa shkalla e kolesterolit është reduktuar më së shumti, për madje 20 për qind.

“Hani çokollatë të zezë dhe jo të bardhë. Po ashtu mos harroni që masa është çelësi për gjithçka, pra edhe në konsumimin e çokollatës”, ka deklaruar prof. Mee Young Hong.

Shkencëtarët pohojnë që çokollata duhet të përmbajë të paktën 70 për qind kakao, i cili përmban antioksidantet dhe ndihmon trupit që në mënyrë më efikase të shfrytëzojë insulinën, për ç’shkak reduktohet niveli i sheqerit të gjakut.

Nga ana tjetër, çokollata e bardhë nuk përmban antioksidante, por vetëm yndyra dhe sheqer, për ç’arsye vështirësohet qarkullimi i gjakut.

Këto rezultate janë prezantuar në konferencën mjekësore, janë akoma preliminare dhe nuk duhet të merren parasysh derisa nuk i vlerësojnë edhe ekspertët e tjerë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...