Protesta në Tiranë mesazh për Shkupin e Beogradin

7 Maj 2012 - 14:57      

Lëvizja "Shqipëria e Re" organizoi sot në Tiranë marshimin e madh në mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve dhe kombit shqiptar.

Tiranë, 7 maj - Lëvizja "Shqipëria e Re" organizoi sot në Tiranë marshimin e madh në mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve dhe kombit shqiptar.

Nga ora 11.00 me qindra mijëra vetë, sipas INA, u nisën për të protestuar para Ambasadës Serbe dhe maqedonase.

Kryetari Edmond Vlashaj theksoi se shqiptarët nuk janë terroristë, por janë paqedashës.

"Jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën dhe të drejtën e vëllezërve dhe motrave tona në Shkup dhe Preshevë", theksoi Vlashaj.

Protestuesit marshuan në Bulevardin e Dëshmorëve pranë Ambasadës së Serbisë dhe më pas drejt Ambasadës së Maqedonisë. Pas këtij marshi, organizatorët firmosën peticionin që i`u dërgua Bashkimit Evropian kundër ministrave të brendshëm të Serbisë Ivica Daçiq dhe të Maqedonisë, Gordana Jankullovska. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...