Si të shërohet varësia nga ushqimi

5 Maj 2012 - 22:13      

Varësia nga ushqimi është term i cili përdoret për dëshirën e tepruar për ushqim.

Varësia nga ushqimi është term i cili përdoret për dëshirën e tepruar për ushqim. Edhe pse shoqëria dhe institucionet shëndetësore konsumimin jonormal të ushqimit nuk e trajtojnë si varësi, ajo në të vërtetë është. Gjithçka që në mënyrë drastike mund të ndryshojë disponimin tonë, pozitiv apo negativ, mund të bëhet objekt i obsesionit. Nëse nuk mundemi pa të, respektivisht nëse na duhet të përballemi me emocionet, do të thotë që jemi të varur.

Materiet të cilat janë të nevojshme që të mbijetojmë njëkohësisht mund të bëhen objekt i obsesionit destruktiv. Ironike, por e vërtetë. Varësia nga ushqimi më së shpeshti prek personat, emocionet e të cilëve janë jashtë kontrollit të tyre. Mësoni se cilat janë shenjat paralajmëruese dhe teknikat e përballimit për të ndërprerë varësinë dhe për të krijuar marrëdhënie të shëndoshë me ushqimin, i cili është tejet i nevojshëm.

Kohë pas kohe të gjithë hamë më shumë se sa duhet, por kur nevoja për ushqim bëhet obsesion, bëhet fjalë për varësi. Shenjat paralajmëruese të cilat sugjerojnë për varësi ndaj ushqimit janë:

- Ndryshe hani tinëz dhe ndryshe kur jeni në shoqëri;

- Ndiheni me faj pas ngrënies;

- Për ushqimin mendoni më shumë se një orë në ditë dhe të menduarit e tillë ju lumturon;

- Hani pasi që keni përjetuar moment të stresuar, ku ushqimi bëhet diçka që ju mbron nga emocionet negative;

-Nuk mund të ndaleni së ngrëni, madje edhe kur nuk jeni të uritur;

- Kur nuk hani, përjetoni simptoma të ndryshme, si marramendja, dridhja ose djersitja;

Nëse i dalloni tek vetja 3 apo më shumë simptoma, ekziston probabiliteti i madh që jeni të varur nga ushqimi.

Varësia nga ushqimi, si çdo varësi tjetër, paraqet humbje të kontrollit. Të varurit nga ushqimi vijnë nga të gjithë grupmoshat dhe nuk duhen domosdo të jenë të trashë. Të varurit nga ushqimi shpesh kanë simptoma siç është dhimbja e kokës, pagjumësia, nervozizmi, ndryshimet e disponimit dhe depresioni. Hapi i parë në shërim është pranimi i problemit. Nuk ka mënyrë të thjeshtë për luftë kundër varësisë nga ushqimi. Kjo do të kërkojë disiplinë të fortë në ndryshimin e shprehive ushqyese dhe stilit të jetesës. Tentimet ambicioze që varësia të ndërpritet papritmas më së shpeshti nuk kanë sukses afatgjatë.

Si të shërohet varësia?

Pranojani vetes që keni problem. Mund të duket i thjeshtë, por nuk është i tillë. Pranimi i varësisë është hap i madh, pa të cilin i gjithë procesi i shërimit nuk do të kishte kuptim.

Thojuni miqve dhe familjes që keni problem. Në këtë mënyrë ata do të mund të shmangin të gjitha situatat në të cilat mund të dorëzoheni dhe t’i ktheheni varësisë. Pasi që u thoni atyre, do të bëheni më të motivuar dhe më përgjegjës në qëllimin tuaj për të hequr dorë. Nëse nuk i informoni miqtë dhe familjen, ata mund t’ju nxisin të hani më shumë dhe në këtë mënyrë varësia do të vazhdojë të zhvillohet.

Bashkohuni me grupet për mbështetje tek varësitë. Atje do të takoni njerëz të tjerë nga fushat e ndryshme të jetës, të cilët po ashtu kanë lloj të caktuar të varësisë. Do të përvetësoni teknikat e përballimit dhe do të jeni në gjendje të flisni për varësinë tuaj me njerëz që e kuptojnë atë gjë.

Lejojani vetes të hani ushqimin që e pëlqeni, por vetëm atëherë kur jeni me të vërtetë të uritur. Mësoni të shijoni sasitë e vogla të ushqimit. Kur ndjeni nevojën për ushqim për shkak të emocioneve negative, kërkoni mënyra tjera për t’u përballur me to.

Vizitoni mjekun tuaj për të zbuluar gjendjen tuaj shëndetësore. Nëse varësia juaj nga ushqimi është me të vërtetë e rëndë, ndoshta do të referoheni tek psikologu me të cilin do të zbuloni pse ushqimin e përdorni si zëvendësim për emocionet dhe do të gjeni zgjidhjen e vërtetë të problemit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...