Filmi i ri i Blerim Destanit "90 minutes – Das Berlin Projekt"

1 Maj 2012 - 10:38      

Filmi "90 minutes – Das Berlin Projekt" ku aktori i mirënjohur Blerim Destani luan rolin kryesor do të shfaqet si premierë botërore në kuadër të Festivalit "Achtung Berlin" .
Përkrah Blerim Destanit në role tjera paraqiten aktor me famë botërore siç janë: Udo Kier, Nicolette Krebitz, Richard Sammel, Werner Daehn etj.

Berlin, 1 maj    - Filmi "90 minutes – Das Berlin Projekt" ku aktori i mirënjohur Blerim Destani luan rolin kryesor do të shfaqet si premierë botërore në kuadër të Festivalit "Achtung Berlin" .

Përkrah Blerim Destanit në role tjera paraqiten aktor me famë botërore siç janë: Udo Kier, Nicolette Krebitz, Richard Sammel, Werner Daehn etj.

Filmi është xhiruar në Berlin në disa nga lokacionet më atraktive të qytetit siç janë: Tempodrom, Stadiumi olimpik, kinemaja "Zoo Palast", muzeu i filmit "Filmhaus", "Skylounge" etj.

"90 minutes – The Berlin Project" është një histori emocionuese që shqyrton emocionet e krijuara në nivele të ndryshme të realitetit nëpërmjet të cilit i shqyrtojmë zgjidhjet tona, motivimet dhe jetën në përgjithësi, raporton mia. Koncepti themelor është që të tregohet historia në kohën reale përderisa e ndjekim veçanërisht personazhin. Gjatë incizimin janë përdorur kuadro të gjata të cilat në fund japin një imazh të përgjithshëm se i tërë filmi është i xhiruar në një kuadër.

Kjo qasje vizuale e rrit ndjenjën për realitetin, përderisa vetë veprimi varet më shumë nga zgjidhjet mizanskenike me përdorim minimal të dialogjeve. Në këtë mënyrë filmi tërësisht mbështetet në vlerat themelore, sineatike dhe gjuhën filmike. Koncepti i xhirimit në kohë reale dhe në një kuadër krahas asaj se e intensifikon vlerën emocionale të filmit gjithashtu krijon një imazh të freskët dhe ironik të zhanrit filmik. Ky koncept i veçantë i jep veprës vlera unikale dhe paraqet bazën artistike të potencialit filmik.

Për shkak të vetë konceptit të filmit xhirimet kanë zgjatur dy javë, duke i paraprirë përgatitjet nga tetë javë prej të cilave dy të fundit kanë qenë komplet teknike, prova me aktor dhe mizanskenash me gjithë ekipin e aktorëve dhe të filmit në lokacionet e vërteta.

Ngjara fillon në premierën e filmit” "90 minuta" në kinemanë Zoo Palast në Berlin. Në qendër të ngjarjen është Sebastiani (Blerim Destani), një aktor i ri (ylli i filmit në rritje), i cili prej këtu e fillon "misionin e tij hakmarrës". Vazhdojnë tutje shumë ngjarje të pazakonta, situata bizare të cilat përfundojnë në kthime të papritura. Skenari u jep shumë hapësirë aktorëve në ndërtimin e personazheve reale dhe multidimensionale dhe përbëhet nga një numër i madh i mikro situatave me potencial të hapur të zgjidhjeve të ndryshme dhe me kontribut më të madh artistik.

"90 minutes – The Berlin Project" është një udhëtim emocionues 90 – minutash në kohë reale e aktorit Blerim Destani dhe regjisorit Ivo Trajkov. Të cilët me sukses e realizuan këtë ide për një film vërtetë unikal.

Regjisori i njohur Ivo Trajkov që jeton dhe punon në Pragë, në FAMU (Akademia e filmit dhe televizionit ne Pragë) është autor i skenarit dhe regjisor i filmit.

Ndërsa në këtë projekt të ri filmik, përkrah Blerim Destanit paraqiten edhe aktorët, Udo Kier,  Nicolette Krebitz, Richard Sammel, Werner Daehn etj.

Premiera botërore e filmit është dhënë në kuadër të Festivalit "Achtung Berlin" më 23 prill dhe më pas ka vazhduar distribuimi i filmit në rrjetet e kinemave në Gjermani dhe BE.

"90 minutes – The Berlin Project" është me skenar dhe regji të Ivo Trajkov, drejtor i fotografisë është Suki Medençeviç, kamera operator Marcus Polhus, Kostumografe Irene Ip, skenografe Barbara Falkner dhe muzika e Birger Clausen.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...