Së shpejti dy pikë-kalime të reja kufitare Shqipëri - Mali i Zi

30 Prill 2012 - 16:24      

Dy pikë-kalime të reja kufitare Shqipëri - Mali i Zi do të hapen gjatë kësaj vere.

Shkodër/Tropojë,  30 prill - Dy pikë-kalime të reja kufitare Shqipëri - Mali i Zi do të hapen gjatë kësaj vere. Njëra prej tyre,  ajo e Grabonit do të jetë e përbashkët dhe do të ndërtohet në territorin e Malit të Zi, ndërsa pikë-kalimi Çerem-Vranicë(Plavë) do të funksionojë si pikë kalim kufitar  lokal për qarkullim ndërkombëtar të banorëve të zonës, me orar të reduktuar.”Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen  mes dy vendeve për hapjen e këtyre dy vend-kalimeve. Së shpejti do të pasojë konkretizimi i kësaj marrëveshjeje”, thotë drejtori i Shërbimit Operacional në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Krenar Muça.

Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal janë vlerësuar nga qeveria shqiptare si parakushte në arritjen e qëllimeve strategjike për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në këtë kontekst, janë parë edhe marrëdhëniet me Malin e Zi. “Duke marrë shkas nga eksperienca e mirë e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Muriqan-Sukobinë si dhe për të thelluar bashkëpunimin me Malin e Zi është nënshkruar marrëveshja, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për hapjen e pikës së përbashkët së kalimit kufitar “Zatrijebaçka Cijevna-Grabon” dhe pikës së kalimit të kufirit në Çerem (Tropojë)-Vranicë (Plavë).

”Pikë-kalimi kufitar në zonën e Çeremit në Tropojë, nuk presupozon ndërtimin e një godine, por vetëm autorizimin në një vend ku njerëzit, në orare të caktuara, do të kalojnë në të dy krahët e kufirit, nisur nga kërkesat e shumta të zonës dhe sidomos nga kërkesat e shumta të turistëve të huaj që e përdorin shpesh atë zonë. Të dyja këto pika janë negociuar dhe presupozohet që pas tyre të nënshkruhen protokollet për zbatimin e marrëveshjeve dhe procedurave standarde të përbashkëta të të dyja pikave”, deklaron Pellumb Nako, zv/drejtor i Policisë së Shtetit për Kufirin dhe Emigracionin.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...