Pisllëqet nga Kosova shkaktojnë katastrofë ekologjike në Fierzë

27 Prill 2012 - 14:00      

Përveç mbeturinave të shumta industriale që vijnë nga Kosova dhe nga mbeturinat e qytetit të Kukësit, liqeni i Fierzës është ndotur masivisht ditën e djeshme edhe nga lëndë kimike, duke shkaktuar katastrofë ekologjike në këtë liqen.
Specialistët e peshkimit këshillojnë që të mos konsumohet peshku i marrë prej andej, raporton Starti.

Kukës, 27 prill  – Përveç mbeturinave të shumta industriale që vijnë nga Kosova dhe nga mbeturinat e qytetit të Kukësit, liqeni i Fierzës është ndotur masivisht ditën e djeshme edhe nga lëndë kimike, duke shkaktuar katastrofë ekologjike në këtë liqen.

Specialistët e peshkimit këshillojnë që të mos konsumohet peshku i marrë prej andej, raporton Starti.

"Gjithë lugina e Drinit të Bardhë, deri në vendin ku bashkohen dy Drinat, është thuajse tërësisht e ndotur me valvolinë, ose vaj të djegur, ndërsa e gjithë sipërfaqja e liqenit është e mbuluar nga një ngjyrë e zezë, e cila po shkakton asfiksi të faunës së liqenit”, thotë Inspektori i peshkimit në liqenin e Fierzës, Arben Palushi.

Sipas tij, nga kjo ndotje shkaktohet ngordhja e menjëhershme e gjallesave të liqenit po të zogjve që u afrohen brigjeve të tij. Sipas peshkatarëve, kjo është ndotja më e rëndë e shfaqur në ujërat e liqenit të Fierzës që kur u krijua ky liqen në vitin 1978.

"Nga verifikimet që kemi bërë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në liqenin e Fierzës nuk është konstatuar ndonjë derdhje e lëndëve kimike, e shkaktuar nga kamionët që kanë kaluar në akset rrugore të qarkut të Kukësit”, thotë Palushi. Prej kohësh, liqeni nuk është pastruar dhe askush nuk kujdeset për ruajtjen e mjedisit të tij përreth, megjithëse kryeministri i vendit e ka shpallur ruajtjen e mjedisit një nga prioritetet kombëtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...