Në Ferizaj ndërtohet Qendra e Kompetencës

26 Prill 2012 - 17:26      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe ministrja për Zhvillim e Luksemburgut, Marie Jose Jachobs, kanë vë sot gurthemelin e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj.

Ferizaj, 26 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe ministrja për Zhvillim e Luksemburgut, Marie Jose Jachobs, kanë vë sot gurthemelin e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj.

Ministri Buja ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për ndihmën që ka dhënë për ndërtimin e kësaj qendre, që është investim i përbashkët.

Marie Jose Jachobs gjithashtu ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj ane për shkollën e cila do të ndërtohet .

Qendra  e Kompetencës  (QK) është dizajnuar në bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe largohet nga dizajni tradicional i shkollës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional  me përfshirje inovative të një qendre të vogël të mjekësisë. QK do të pajisjet me premisa të teknologjisë së fundit për gjuhë të huaja si një faktor i rëndësishëm për t’i mundësuar të rinjve në Kosovë të arrijnë punësim gjithkund në Evropë.

Në këtë Qendër do të zhvillohen profilet: Asistent i Ortopedisë, asistent i ortoprotetikës, asistent i farmacisë në prodhim, profesionisti shëndetësor në komunitet, teknik i audiologjisë, siguria ushqimore dhe nutricioni, opticient dhe teknik dental.

Sipas dinamikës së punimeve për ndërtim,  pritet që  shkolla të jetë e gatshme për vitin shkollor 2013-2014.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...