“Mein Kampf” do të publikohet në Gjermani

25 Prill 2012 - 17:07      

Bavaria, një prej 16 landeve që përbëjnë Gjermaninë, është duke u përgatitur që të publikojë librin ku Adolf Hitler shkruan kujtimet dhe parashtron platformën e tij,

Mynih, 25 prill - Bavaria, një prej 16 landeve që përbëjnë Gjermaninë, është duke u përgatitur që të publikojë librin ku Adolf Hitler shkruan kujtimet dhe parashtron platformën e tij, “Mein Kampf” në vitin 2015, kur të skadojë një ndalim 70-vjeçar për këto botime, transmeton TCH.

Ndonëse libri nuk është i ndaluar shprehimisht me ligj në Gjermani, Bavaria ka përdorur një urdhëresë censuruese që prej vitit 1945, për të ndaluar riprodhimin e tij. Megjithatë, kjo urdhëresë do të skadojë pas tre vitesh dhe kriteret për zgjatjen e kufizimit nuk ekzistojnë.

Qeveria autonome e landit, informoi gjithashtu se do t’i bashkangjisë “Mein Kampf” një koment kritik, adresues lexuesve dhe mbi të gjitha studentëve që do ta përdorin në të ardhmen.

Hitleri shkruajti librin në fjalë, që i përkthyer në shqip do të thotë “Lufta Ime”, në vitin 1924, ndërsa ishte duke vuajtur në burg një dënim 5-vjeçar për organizimin e një grushti shteti të passuksesshëm.

Dy vëllimet e “Mein Kampf” u publikuan për herë të parë në vitet 1925 dhe 1926, përpara se Hitleri të bëhej kancelar i Gjermanisë.

Ndonëse në libër nuk përshkruhen shprehimisht detajet e planeve për vrasjen e hebrenjve, vepra përshkrohet nga një frymë e qartë raciste dhe përmban ide si ajo e “hapësirës jetike”, me të cilën u justifikua agresioni ndaj Bashkimit Sovjetik në 1941-shin.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...