Petroviq: Zgjidhja për veriun është zbatimi i “Ahtisaarit” dhe krijimi i komunës

25 Prill 2012 - 15:42      

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq priti sot në takim drejtorin e Departamentin e Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA , Raffi Gregorian.

Prishtinë, 25 prill - Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Slobodan Petroviq priti sot në takim drejtorin e Departamentin e Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA ,  Raffi Gregorian.

“ Shtetet  e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i fuqishëm i mbështetjes së proceseve të rëndësishme për Kosovën, andaj ne besojmë se bashkë me SHBA-të dhe bashkësinë ndërkombëtare çështja e  Veriut të zgjidhet sa më parë”  tha zëvendëskryeministri Slobodan Petroviq,  në takim.

Duke folur për veprimet që kanë  ndërmarrë institucionet e Kosovës në raport me stabilizimin e situatës në veri, Petroviq tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara dhe kanë krijuar mekanizma që ofrojnë jetë të barabartë për të gjithë qytetarët  pa dallime.

“Qeveria e Kosovës, në veri ka hapur zyra që ofrojnë shërbime për qytetarët,  kemi  ndihmuar 425 familje ne veri,  por kjo nuk mjafton, qytetarët e veriut kanë nevojë për qetësi dhe jetë më të mirë që premton ardhmëri për gjeneratat e reja”  tha Petroviq.

Petroviq tha se zgjidhja më e mirë për veriun është zbatimi i Pakos Ahtisaari dhe krijimi i komunës verore, që u garanton qytetarëve të drejta të plota sikurse në organizmin e jetës së tyre, gjithashtu edhe në zgjedhjen e lidershipit që do t’i udhëheqë ata.

 Drejtori i Departamentin e Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA, z. Raffi Gregorian tha se Shtete e Bashkuara të Amerikës me vëmendje të shtuar e përcjellin situatën në Kosovë dhe se do ta mbështesin Kosovën edhe në proceset e ardhshme e posaçërisht kur bëhet fjale për veriun e Kosovës.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...