S’ka hetime për rroga në UP

25 Prill 2012 - 14:10      

(E plotësuar) Hetimet e nisura për pagat në Universitetin e Prishtinës, të iniciuara pas një shkrimi në “Kohën Ditore”, kanë përfunduar. Këtë ia ka konfirmuar Koha.net prokurorja e Qarkut të Prishtinës, Drita Hajdari. Ajo ka thënë se rregulloret e brendshme të

Prishtinë, 25 prill – (E plotësuar) Hetimet e nisura për pagat në Universitetin e  Prishtinës, të iniciuara pas një shkrimi në “Kohën Ditore”, kanë përfunduar. Këtë ia ka konfirmuar Koha.net prokurorja e Qarkut të Prishtinës, Drita Hajdari. Ajo ka thënë se rregulloret e brendshme të UP-së nuk ofrojnë bazë për ndjekje për shkelje ligjesh në shpërndarjen e pagave, pavarësisht nga anomalitë. 


Në UP hetohen për rroga të paligjshme


Prishtinë, 25 prill  - 10:14 - Universiteti i Prishtinës është duke u hetuar me dyshimet për parregullsi të shumta. Njësiti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës, javë më parë ka marrë në Rektoratin e UP-së listat e pagave për vitet 2010 e 2011. Siç shkruante kohë më parë e përditshmja “Koha Ditore”, në disa raste paga mujore e një profesori ka mbërritur deri në 8 mijë euro.
Të gjitha listat e pagave të Universitetit të Prishtinës për vitin 2010 dhe 2011, shkruan sot “Ezpress”, ndodhen në duart e Njësitit për Krime Ekonomike.
Para një muaji, dy hetues nga ky njësit i Policisë së Kosovës, kanë shkuar në Rektoratin e UP?së dhe nga aty, i kanë marrë të shtypura listat e pagave për këto dy vjet.

Duke iu referuar burimeve nga hetuesia, kjo gazetë shkruan se aty janë të shtypura të dhënat nga lista e pagave, e të cilat përfshijnë të ardhurat e të gjithë të punësuarve në këtë universitet.
"Përveç kopjeve, të dhënat janë marrë edhe në mënyrë elektronike nga kompjuterët e Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së", thotë burimi i gazetës.
Hetimet nga Njësiti për Krime Ekonomike kanë nisur pas dyshimeve se ka parregullsi të mëdha në paga, ku në disa raste, të ardhurat mujore të një profesori mendohet se kanë mbërritur deri në 8 mijë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...