LDK akuzon PDK-në se po përdorë nxënësit për fushatë

24 Prill 2012 - 17:19      

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar PDK-në se në ditën e hapjes së fushatës elektorale në Ferizaj ka udhëzuar nxënësit dhe arsimtarët e shkollave që të marrin pjesë në tubimin e kandidatit të kësaj partie. Dega e LDK-së në Ferizaj ua ka tërhequr vërejtjen

Prishtinë, 24 prill - Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar PDK-në se në ditën e hapjes së fushatës elektorale në Ferizaj ka udhëzuar nxënësit dhe arsimtarët e shkollave që të marrin pjesë në tubimin e kandidatit të kësaj partie. Dega e LDK-së në Ferizaj ua ka tërhequr vërejtjen drejtorëve të shkollave nëpërmjet një komunikate për media që të fokusohen në organizimin sa më të mirë të procesit mësimor dhe t’u shmangen aktiviteteve politike nëpër shkolla. “Dega e LDK-së në Ferizaj proteston ashpër kundër presionit që po u bëhet nxënësve dhe mësimdhënësve për të marrë pjesë në tubimet elektorale, përkundër dëshirës së tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...