KK i Deçanit sërish në terr për shkak të borxheve

24 Prill 2012 - 17:16      

Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbetur serish pa furnizim me energji elektrike si pasojë e borxhit që kjo komunë i ka Korporatës Elektroenergjetike te Kosovës.

Deçan, 24 prill - Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbetur serish pa furnizim me energji elektrike si pasojë e borxhit që kjo komunë i ka Korporatës Elektroenergjetike te Kosovës. Bëhet fjalë për një borxh prej 2 mijë e 300 euro të pa fshirë ndaj KEK-ut. Bashkim Ramosaj, drejtor i Administratës së Përgjithshme të Deçanit, ka thënë se bëhet fjalë për borxhin vetëm një mujor ndaj korporatës. Ai mos fshirjen e borxhit ndaj KEK-ut e ka arsyetuar me mos alokimin e mjeteve nga ana e Ministrisë së Financave në drejtim të Komunës së Deçanit. “Alokimet që çdo tre mujorsh i merr komuna për mallra dhe shërbime, dhe për funksionimin e drejtorive të tjera, nuk janë bërë nga ana e qeverisë,  gjegjësisht Ministria e Financave për shkak të mungesave që ka pasur në thesar”, ka thënë Ramosaj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...