Timoshenko kthehet në burg pasi refuzoi trajtimin mjekësor

22 Prill 2012 - 21:49      

Zyrtarët në qytetin lindor të Ukrainës, Harkov, thanë sot se ish kryeministrja Julia Timoshenko, është kthyer në burg, pasi ka refuzuar trajtimin mjekësor në një klinikë lokale.

Harkov, 22 prill - Zyrtarët në qytetin lindor të Ukrainës, Harkov, thanë sot se ish kryeministrja Julia Timoshenko, është kthyer në burg, pasi ka refuzuar trajtimin mjekësor në një klinikë lokale.

Timoshenko ishte dërguar në këtë klinikë të premten, për shkak të dhembjeve të mëdha në shpinë, por është kthyer në burg pasi, siç kanë thënë zyrtarët, ajo “kategorikisht” e kishte refuzuar trajtimin.

Mjekët perëndimorë, që më herët e kishin kontrolluar zonjën Timoshenko, kanë thënë se ajo kishte shprehur shqetësim se do të helmohej ose me qëllim të infektohej me ndonjë sëmundje, nëse vendoset në ndonjë spital në Ukrainë.

Mbështetësit e saj thonë se ajo ishte dërguar në spital me forcë.

Julia Timoshenko është duke e vuajtur dënimin  me shtatë vjet burg për shkak të keqpërdorimit të pozitës.

Ajo thotë se dënimi është i motivuar politikisht dhe paraqet përpjekje nga rivali i saj politik, presidenti Viktor

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...