Votuan mbi 70 për qind e francezëve

22 Prill 2012 - 20:21      

Në Francë është zhvilluar rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale me të cilat francezët do të vendosin se kush do t’i udhëheq në pesë vjetët e ardhshme por edhe do të caktohet e ardhmja e aleancës francezo-gjermane e cila kohëve të fundin udhëheq politikën

Paris, 22 prill - Në Francë është zhvilluar rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale me të cilat francezët do të vendosin se kush do t’i udhëheq në pesë vjetët e ardhshme por edhe do të caktohet e ardhmja e aleancës francezo-gjermane e cila kohëve të fundin udhëheq politikën evropiane. Pritët që kandidati i Partisë Socialiste Francoise Holland të dal para presidentit aktual Nicolas Sarkozy. 

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet në Francë deri ne orët e paditës ishte rreth 70 % njoftuan zyrtarët.

Analistët thonë se dalja e madhe e votuesve mund të favorizojnë kandidatit opozitar.

Vendvotimet  në pjesën më të madhe të Francës, ishin të hapura deri në orën 18:00, por në qytetet e mëdha afati do të skadojë dy orë më pas ku edhe pritet që të publikohen rezultatet e para paraprake.

Presidenti aktual i qendrës së djathtë Nicolas Sarkozy është duke e kërkuar edhe një mandat duke thënë se vetëm ai mund të sigurojë ‘një Francë të fuqishme’, por ai ballafaqohet me socialistin Francoise Hollande i cili tha se është radha e së majtës të qeverisë.

Sidoqoftë anketat e ndryshme të opinionit publik i japin përparësi sidomos në  raundin e dytë socialistit Hollande, i cili ka një qëndrim skeptik ndaj traktatit të euros dhe ka sulmuar vazhdimisht qeverinë Sarkozy, gjatë fushatës së tij, për paaftësi në drejtimin ekonomik të vendit.

Shumë analistë i shohin zgjedhjet në Francë edhe si një lloj referendumi në të cilin francezët do të tregojnë çfarë mendojnë për Sarkozynë jo shumë të popullarizuar që ka lidhje me pasanikë dhe të martuar me modelen Carla Bruni.

Në një moment Sarkozy ishte presidenti më së paku i popullarizuar e për shtati nuk i shkon as kriza në eurozonë dhe shkalla më e lartë e papunësisë në vend në 12 vjetët e fundit.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve pritët të shpallën vonë gjatë natës të së dielës ndërsa ato finale më së largu të mërkurën.









 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...