Festivalet nuk i japin përparësi literaturës muzikore shqiptare

17 Prill 2012 - 10:07      

Pianisti hungarez, Endre Hegedysh, është protagonist i radhës i mbrëmjeve muzikore që “servojnë” festivalet e muzikës klasike që organizohen në Kosovë. Ai do të interpretojë sonte (e martë) në mbrëmje në kuadër të “Chopin Piano Fest”. Repertori i tij përfshin vepra nga literatura pianistike botërore. Për nder të emrit të festivalit, Hegedysh do të interpretojë edhe një “fragment” të veprimtarisë së Frederic Chopin. Por, sikurse edhe muzikantët tjerë nga bota që performojnë në Kosovë, Hegedysh nuk e ka në agjendë të interpretojë nota të thurura nga kompozitorët kosovarë.

Prishtinë, 17 prill - Pianisti hungarez, Endre Hegedysh, është protagonist i radhës i mbrëmjeve muzikore që “servojnë” festivalet e muzikës klasike që organizohen në Kosovë. Ai do të interpretojë sonte (e martë) në mbrëmje në kuadër të “Chopin Piano Fest”. Repertori i tij përfshin vepra nga literatura pianistike botërore. Për nder të emrit të festivalit, Hegedysh do të interpretojë edhe një “fragment” të veprimtarisë së Frederic Chopin. Por, sikurse edhe muzikantët tjerë nga bota që performojnë në Kosovë, Hegedysh nuk e ka në agjendë të interpretojë nota të thurura nga kompozitorët kosovarë.

Programi i festivaleve të muzikës klasike që servohen në kryeqytet përgjatë një viti, dominohet nga literatura botërore. Përfshirja e veprave të kompozitorëve kosovarë, nuk është prioritet i shumicës prej tyre. Për këtë fakt organizatorët kanë arsyet e tyre, teksa kompozitorët thonë se është e nevojshme që muzika e tyre të “imponohet” më shumë nëpër festivale.





Violinistja Sihana Badivuku, e cila është udhëheqëse e festivalit “Kosova Kamerfest”, ka thënë se në edicionet e para të këtij festivali është aplikuar “imponimi” i krijimtarisë muzikore kosovare, por me kalimin e kohës kjo ka ndryshuar.

Sipas saj arsyeja që muzikantët nga bota kanë refuzuar të interpretojnë veprat e kosovarëve nuk lidhet me nivelin e tyre.

Besa Luzha, drejtoreshë e festivalit “Chopin Piano Fest”, ka dhënë një tjetër arsyetim për mospërfshirjen e literaturës muzikore shqiptare në programet e instrumentistëve mysafirë që interpretojnë në festivalet që organizohen në Kosovë.

“Festivali ynë ka fokusin në veprimtarinë pianistike dhe ne nuk kemi shumë literaturë pianistike. Po ashtu s’kemi shumë kohë për të angazhuar muzikantët që të realizojnë veprat të kompozitorëve tanë meqë organizimet bëhen me vështirësi”, ka thënë Luzha.

Luzha ka shtuar që festivali që ajo drejton është duke bërë hapa që në të ardhmen të aplikohet më shumë përfshirja e veprimtarisë muzikore shqiptare në programet e mysafirëve.

Kompozitori Zeqirja Ballata, i cili njëherësh është kryetar i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, ka thënë se disa nga festivalet e muzikës serioze, që organizohen në Kosovë, nuk i kushtojnë vëmendje krijimtarisë muzikore shqiptare.

“Sa u përket festivaleve ndërkombëtare, siç janë ‘KamerFest’, ‘Chopin Piano Fest’ dhe ‘DAM Fest’ është situata më e ndjeshme. Sepse ende nuk ka ndërgjegjësim të dukshëm nga udhëheqjet e këtyre festivaleve, në kryeudhëheqje janë qoftë kolegë nga radhët e instrumentistëve, nga drejtimet teorike apo ende të rinj që nuk kanë njohuri të mjaftueshme mbi vëlimin dhe vlerat relevante të krijimtarisë së autorëve tanë”, ka thënë akademik Ballata.

Zeqiri ka shtuar se do të ishte mirë që krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë të përfshihej edhe në festivalet tjera (më gjerësisht në “Kohën Ditore”). 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...