Vrasje e re në Kosovë

12 Prill 2012 - 16:36      

Vetëm 12 orë pas vrasjes së mesnatës në Pejë, në Kosovë ndodhi një vrasje e re.

Prishtinë, 12 prill – Vetëm 12 orë pas vrasjes së mesnatës në Pejë, në Kosovë ndodhi një vrasje e re. Sot rreth mesditës, në fshatin Gadime e Epërme të komunës së Lipjanit është vrarë një person, ndërsa një tjetër është plagosur. “Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se ka të bëjë me një vrasje dhe plagosje, ku viktima R. Demiri, 35 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë, ndërsa N. Demiri, mashkull rreth 70 vjeç, është plagosur rëndë nga arma e zjarrit dhe  është dërguar në QKUK për trajtimin mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se policia pasi ka marrë autorizimin e prokurorit publik dhe i ka shqiptuar masën e arrestit policor prej 48 orësh të dyshuarit A. Agushi 35 vjeç.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...