Mot i paqëndrueshëm në ditët e ardhshme

10 Prill 2012 - 20:29      

Moti që po mbretëron në Kosovë, i pazakonshëm për muajin prill, ka rritur numrin e pacientëve në QKUK. Sipas mjekëve, ndryshimet klimatike i kanë prekur më së shumti personat me sëmundje kronike. Ngarkesa në QKUK vjen edhe si pasojë e personave që nuk kanë nevojë për intervenim.

Prishtinë, 10 prill - Moti që po mbretëron në Kosovë, i pazakonshëm për muajin prill, ka rritur numrin e pacientëve në QKUK. Sipas mjekëve, ndryshimet klimatike i kanë prekur më së shumti personat me sëmundje kronike.  Ngarkesa në QKUK vjen edhe si pasojë e personave që nuk kanë nevojë për intervenim.

Gjatë 24 orëve të ardhshme temperaturat do të jenë të nxehta, thonë meteorologët, por do të ndërrojnë gjatë ditëve në vijim me temperatura që shkojnë nga 2 deri në 18 gradë celsius.  Kosova, si edhe mbarë Evropa, këtë vit u përballën me një prej dimrave më të ftohtë, që mori edhe shumë jetë njerëzish.  Kanë kaluar 10 ditë të muajit prill, kurse Kosova ka zbardhur gjatë mëngjesit të sotëm nga fjollat e borës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...