Tragjedi familjare në Isniq, djali vret babanë dhe të vëllanë

8 Prill 2012 - 13:58      

(E plotësuar) Në fshatin Isniq , komuna e Deçanit ka ndodhur një vrasje e rendë brenda familjes.

Isniq, 8 prill – (E plotësuar) Në  fshatin Isniq , komuna e  Deçanit ka ndodhur  një vrasje e  rendë  brenda familjes.  Ismail Haxhi Imeraj, nga Isniqi i Deçanit ka vrarë të dielën  me revole babain e tij Haxhi Imerajn (71), dhe vëllain e tij Miftar  Imeraj (43). Sipas policisë,  vrasja është bërë për motive pronësore, të cilat në këtë familje janë në vazhdimësi prej disa kohësh.
Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës,  ka thënë se rreth orës 11:25 policia në Deçan ka pranuar informatën se në fshatin Isniq të Komunës se Deçanit,  një person nga familja Imeraj ka privuar nga jeta babain dhe vëllanë e tij. “Njësitet përkatëse policore të stacionit të Deçanit, Hetimet Rajonale, Prokurori Publik, dhe Kriminalistika Teknike kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se bëhet fjalë për dy persona të vrarë nga familjari i tyre 42 vjeçar, i cili edhe është arrestuar”, ka thënë Ibra. “Ekipi mjekësor i QKMF-së në Deçan kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave dhe trupat e pa jetë të tyre me vendim të Prokurorit do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për t’i zhvilluar ekzaminimet”, thotë zëdhënësi i Policisë në Pejë. Rasti do të hetohet dhe procedohet në Prokurorinë Publike nga Njësia Hetimore Rajonale e Pejës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se zënkat mes familjarëve rreth pronës, janë më të hershme se sa incidenti.
Qytetarët e Isniqit shprehen të shqetësuar rreth kësaj tragjedie të familjes Imeraj, pasi që sipas tyre, incidente të natyrave të tilla janë shumë të rralla në këtë fshat, sidomos mes banorëve të këtij lokaliteti.
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...