Bien çmimet e prodhimit, ngrihen ato të importit

2 Prill 2012 - 09:51      

Statistikat e çmimeve të prodhimit dhe ato të importit kanë lëvizur në kahe të kundërta. Derisa çmimet e prodhimit kanë rënë, ato të importit janë ngritur. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë ka pësuar rënie për 0.1 për qind në mes të tremujorit të tretë dhe atij të katërt të vitit të kaluar. “Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2010 çmim

Prishtinë, 2 prill – Statistikat e çmimeve të prodhimit dhe ato të importit kanë lëvizur në kahe të kundërta. Derisa çmimet e prodhimit kanë rënë, ato të importit janë ngritur. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë ka pësuar rënie për 0.1 për qind në mes të tremujorit të tretë dhe atij të katërt të vitit të kaluar. “Krahasuar me tremujorin e katërt  të vitit 2010 çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare për 1.1 për qind, por në krahasim me atë të tremujorit paraprak, ka një rënie për 0.1 për qind”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave. Rënie më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te nxjerrja e mineraleve metalike për 11.9 për qind, prodhimi i kemikalive dhe i produkteve kimike, për 6.2 për qind dhe prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike 0.5 për qind. Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve 3.8 për qind, prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike 3.7 për qind, prodhimi i mjeteve të tjera të transportit 3.4 për qind, prodhimi i metaleve 3 për qind dhe prodhimi i produkteve prej metaleve, përveç makinave dhe pajisjeve, për 1.8 për qind.

“Ngritjet më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, nga e njëjta periudhë e vitit paraprak,  ishin te prodhimi i mjeteve të tjera të transportit për 13 për qind, prodhimi i kemikalive dhe i produkteve kimike 10.9 për qind, industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve 8.1 për qind, prodhimi i produkteve prej metaleve, përveç makinave dhe pajisjeve, 2.3 për qind, prodhimi i këpucëve, 1.5 për qind, dhe industri të tjera nxjerrëse, 1.2 për qind. Ngritja u neutralizua nga rënia te nxjerrja e mineraleve metalike për 10.4 për qind, prodhimi i metaleve për 6.2 për qind, punimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej drurit për 5.5 për qind, prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike për 4.8 për qind dhe prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike për 3.3 për qind”, thuhet në raport.

Në të njëjtën periudhë indeksi i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.0 për qind në mes të tremujorit të tretë dhe atij të katërt të vitit të kaluar. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2010, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 6.9 për qind. Ngritje më të mëdha, sipas sektorëve, ishin te tekstili dhe artikujt e tekstilit për 11.9 për qind, vajrat ushqyese për 5.3 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani për 2.5 për qind, produktet minerale për 2 për qind, produktet e industrive kimike për 1.9 për qind, produktet e shtazëve për 1.5 për qind, instrumentet për 1.3 për qind etj.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te sektorët letrat dhe artikujt e saj për 2.2 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre për 1.7 për qind, mjetet e transportit për 1.4 për qind). Këpucët për 1.1 për qind, druri dhe artikujt e tij për 0.4 për qind, produktet bimore dhe metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë për 0.2 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ngritje më të mëdha, sipas sektorëve nga e njëjta periudhë e vitit paraprak, ishin te produktet minerale 18.0 për qind, te këpucët 17.5 për qind, te vajrat ushqyese 14.7 për qind, te tekstili dhe artikujt e tekstilit 12.5 për qind, produktet bimore 11.1 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 9.6 për qind, produktet e shtazëve 6.1 për qind, letrat dhe artikujt e saj 5 për qind, mjetet e transportit 4.6 për qind, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 3.3 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 2.8 për qind, druri dhe artikujt e tij 2.7 për qind artikujt e ndryshëm të prodhuar 2.3 për qind, produktet e industrive kimike 2.1 për qind dhe pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1.1 për qind. Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia te sektori metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë 0.4 për qind.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...