Nis edicioni i shtatë i “DAM Festivalit”

31 Mars 2012 - 12:42      

Prishtina përsëri mblodhi instrumentistët e rinj nga shumë vende të botës. Ata së bashku për afro dy javë do të performojnë njëqind vepra. “Spark”

Prishtinë, 31 mars -  Prishtina përsëri mblodhi instrumentistët e rinj nga shumë vende të botës. Ata së bashku për afro dy javë do të performojnë njëqind vepra. “Spark” (“Shkëndija”), bendi që hapi DAM-in ,e shënoi koncertin e njëqindtë.

Janë të rinj gjermanë. Vallëzojnë në skenë. Edhe flasin. Nuk brengosen për rregullat. Madje kënaqen kur i thyejnë ato. Kjo gjë u ka sjellë sukses në karrierë. Janë pesë veta në një bend e emri i tyre në shqip do të thotë shkëndijë. U ka takuar të nisin një festival që u përshtatet shumë. Kjo i ka bërë që të emocionohen. Emocionet shtohen edhe më. “Spark - The Classical Band” të premten kanë konceptuar për të njëqindtën herë.

Këtë koncert jubilar e kanë performuar në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë. Me këtë rast kanë hapur edicionin e shtatë të festivalit ndërkombëtar të muziktarëve të rinj “DAM Festival”, shkruan sot “Koha Ditore” .

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...