Më 21 dhjetor 2012 nis fundi i botës

15 Mars 2012 - 10:19      

Një fjalim prej afro dhjetë minutash, me fokus, këtë datë: 21/12/2012. Datë që po përflitet ca si tepër kohët e fundit, se do të jetë fundi i botës ose do të nisë ai që po njihet si treditëshi i frikshëm me errësirë totale që do të çonte Tokën në një dimension të ri dhe fundin e kësaj bote që jetojmë aktualisht.

Një fjalim prej afro dhjetë minutash, me fokus, këtë datë: 21/12/2012. Datë që po përflitet ca si tepër kohët e fundit, se do të jetë fundi i botës ose do të nisë ai që po njihet si treditëshi i frikshëm me errësirë totale që do të çonte Tokën në një dimension të ri dhe fundin e kësaj bote që jetojmë aktualisht.

E njohur si princesha e Japonisë, Kaoru Nakamaru është vajza e Tatsukichirou Horiwaka që pretendohet se është vajzë e paligjshme e perandorit Meiji, por kjo nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht).

Princesha Nakamaru, siç transmeton NOA shkrimet e medieve , thotë se ajo është në komunikim direkt me qenie jashtë kësaj bote dhe brenda saj (Hollow Earth). Princesha thotë se kjo erdhi vetëm pas hapjes së syrit të saj të tretë.

Janë pikërisht këto qenie që ajo thotë se komunikojnë me të, të cilët edhe i kanë transmetuar lajmin se çfarë do të ndodhë më 21/12/2012.

E njohur si njëra prej figurave më të mëdha me reputacion të fuqishëm, si në botë po dhe në klasën politike të Japonisë, princesha flet për një situatë befasuese në të cilën do të gjendet së shpejti mbarë njerëzimi.

Gjatë këtyre tre ditëve, sipas princeshës do të ketë turbullira të papara ndonjëherë mbi toke ku do të lëshohen te gjitha forcat negative me pasoja të rënda për popullsinë e mbarë botës.

Nga praktika e meditimit mbi hapjen e chakrave, ata që janë përpjekur te arrijnë hapjen e syrit te trete tregojnë për eksperiencën e tyre qe realizohet nga eliminimi i plote i dritës per tre dite rresht, kohë gjatë të cilës stimulohet fuqishëm gjëndra pienale, gjë që shkakton halucinacione dhe njeriu kalon ne nje gjendje transi duke humbet aftësinë e shikimit të dritës në spektrin normal me te cilin jemi mësuar dhe fillon te perceptoje dritën astrale (njësore).

Nakamaru thotë edhe në mesazhin publik se kryetarët e shteteve më të mëdha i kanë këto informacione dhe bën apel që ata të dalin dhe të publikojnë ato çka dijnë. Kurse shton se Rendin e Ri Botëror që pritet të vihet pas 21 dhjetorit, e kanë të qartë liderë të shteteve dhe madje njohin edhe konsekuencat e mëpasme.

Kurse thekson: Tri ditët e errësirës, do të jenë tri ditët e Dritës të kësaj bote, ditët e vetme ku do të duket e vërteta!

Imponimi i një errësire totale per te arritur hapjen masive te syrit te trete që reflekton ndërgjegjen dhe arrin kalimin në një gjendje më të lartë, në raport me dimensionet qe jemi mesuar.

Fundi i botës në 2012? Ja argumentet që jep NASA

Kjo princeshë, ka kontakte dhe takime intensive me personalitete botërore dhe me figurat më me influencë në botë, në mesin e tyre ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Regan, ish- Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, Mbreti Hussein i Jordanisë, kryeministri Gandi dhe shumë më tepër.

Mediat amerikane raportojnë se në këto 20 vitet e fundit, princesha është pritur dhe ka takuar më shumë se 200 figura botërore, mes tyre, kryetarë shtetesh dhe mbretërish dhe liderë të shumë institucioneve dhe aktiviteteve gjigante.

Frika nga 21.12.2012, ndërtohet bunker gjigant, 5 mijë të parët i blejnë, ja ndertimi

Newsweek e ka konsideruar znj Nakamaru personi nr.1 në botë, ndërsa "Washington Post” e vlerësoi si "një person bashkëkohor, i shquar për ndjeshmëri ndërkombëtare dhe që e bën atë një aset të paçmuar në skenën botërore”.

Në vitin 1973, Mbreti Hussein i Jordanisë, në njohje të kontributit të saj për paqen në botë nëpërmjet diplomacisë personale, i dha asaj dekoratën më të lartë, atë të Pavarësisë.

Prej vitit 1974, Znj Nakamaru ka qenë anëtare e këshillit të Ministrisë japoneze të Industrisë (MITI), dhe nga viti 1980, edhe këshilltare në Ministrinë e Jashtme.

Nga dhjetori 1984, një program i përjavshëm me titull “Pas Diellit” nisi transmetimet në SHBA duke u shfaqur çdo të diel në PBS (Public Broadcasting System (Sistemi Publik i Transmetimit), një rrjet nacional televiziv me lidhje me mbi 300 TV dhe rrjete TV mbarëkombëtare.

Më 23 maj, 1989, mbajti Simpoziumin e parë Ndërkombëtare për Paqe Botërore në Nju Jork dhe organizoi një konferencë shtypi në Kombet e Bashkuara ku morën pjesë përfaqësues nga 100 vende të botës.

Në vitin 1991, promovoi Simpoziumin Ndërkombëtar, si pjesë e Total Life Movement Worldwide.

Në vitin 1993, filloi një lëvizje për rilindjen e njeriut bazuar në "Mënyrën e Jetës". Kjo quhet, Lëvizja “Total Life".

Në vitin 1994, filloi organizimin e "Pas Diellit", një organizatë mbarëbotërore me emrin “Following The Sun Association Worldwide”.

Në vitin 1996, mori ftesë për të vizituar Republikën Demokratike Popullore të Koresë (Koreja e Veriut) ku për një muaj, ishte mysafire e shtetit.

Në prill 1997, si pasojë e publikimit të librit "Struktura e fuqisë globale të 'nëntokës' dhe rrjedha e njerëzimit", fillon të bëjë lektoren në të gjithë Japoninë.

Në shkurt 1998, viziton Irakun nën shoqërimin e Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane dhe ndjek nga afër bombardimin ajror të Irakut.

Në mars të vitit 1998, merr në mënyrë të njëkohshme ftesa si mysafire speciale e shtetit nga qeveritë e Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...