Lladrovci: Azem Syla nuk i dërgoi armë Komandantit

14 Mars 2012 - 10:53      

Sikurse Rexhep Selimi në emisionin Rubikon të KTVs –së, edhe një ish figurë e UÇK-së, Ramiz Lladrovci e ka bërë përgjegjës Azem Sylën për mos dërgimin e armëve të porositura për Komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij. Ai ka thënë se Azem Syla, i cili i ka marrë paratë në Tiranë e ka pasur obligim për t’i sjellë armët për familjen Jashari.

Prishtinë, 14 mars - Sikurse Rexhep Selimi në emisionin Rubikon të KTVs –së, edhe një ish figurë e UÇK-së, Ramiz Lladrovci e ka bërë përgjegjës Azem Sylën për mos dërgimin e armëve të porositura për Komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij. Ai  ka thënë se Azem Syla, i cili i ka marrë paratë në Tiranë e ka pasur obligim për t’i sjellë armët për familjen Jashari.

"Unë me Lulzimin, djalin e Ademit jemi nis për Tiranë. Atje mijëra marka u janë dhënë njerëzve përgjegjës. Azem Syla e kishte këtë përgjegjësi për armët por ato siç dihet kurrë nuk shkuan në Kosovë. As në mars të vitit 1998 kur ra Komandati dhe familja e tij" ka thënë Lladrovci në një intervistë për RTK-në.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...