Hysen Gërvalla: Salihu e Kelmendi spiunë të UDB-së

12 Mars 2012 - 09:51      

Hysen Gërvalla, ndryshe nga një javë më parë, tash as nuk e mohon e as nuk e pohon që Riza Salihu mund të ketë gisht në vrasjen e vëllezërve të tij, Jusufit e Bardhoshit. Në një letër dërguar gazetës “Express’, ai i cilëson si spiunë të UDB-së Riza Salhiun dhe Ibrahim Kelmendin. Që të dy, sipas tij, kanë qenë pjesë e komitetit ku është marrë vendimi për vrasjen e tre patriotëve shqiptarë.

Prishtinë, 12 mars - Hysen Gërvalla, ndryshe nga një javë më parë, tash as nuk e mohon e as nuk e pohon që Riza Salihu mund të ketë gisht në vrasjen e vëllezërve të tij, Jusufit e Bardhoshit. Në një letër dërguar gazetës “Express’, ai i cilëson si spiunë të UDB-së Riza Salhiun dhe Ibrahim Kelmendin. Që të dy, sipas tij, kanë qenë pjesë e komitetit ku është marrë vendimi për vrasjen e tre patriotëve shqiptarë.

I fuqishëm ka qenë reagimi i Hysen Gërvallës, vëllait të patriotëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në lidhje me shkrimet e fundit sa u përket autorëve të mundshëm të vrasjes së familjarëve të tij, më shumë se tridhjetë vjet më parë.

Riza Salihun dhe Ibrahim Kelmendin ai i quan “hilexhinj të cilët kanë qenë pjesë e një komiteti, nga i cili është marrë vendim për të vrarë Jusuf Gërvallën”.

Ibrahim Kelmendi disa ditë më parë në një deklarim televiziv ka thënë se Riza Salihu ka gisht në vrasjen e patriotëve Gërvalla dhe Kadri Zekës në vitin 1982 në Gjermani.

Por Hysen Gërvalla, vëllai i patriotëve Gërvalla, në një sqarim për gazetën Express ka thënë se nuk është i interesuar të njollosë askënd, ndërkohë që Riza Salihun e Ibrahim Kelmendin i quan persona të cilët kanë qenë pjesë e të njëjtit komitet ku është marrë vendim për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...