Mjalti dhe kanella – kombinimi që shëron

3 Mars 2012 - 20:22      

Është vërtetuar që përzierja e mjaltit dhe kanellës shëron shumë sëmundje. Ky kombinim është përdorur si ilaç me shekuj.

Është vërtetuar që përzierja e mjaltit dhe kanellës shëron shumë sëmundje. Ky kombinim është përdorur si ilaç me shekuj. Kanella është një nga mëlmesat më të vjetra që ka njohur njerëzimi, ndërsa historia e mjaltit është e vjetër aq sa edhe njerëzimi. Mjalti dhe kanella kanë edhe veçoritë shëruese, të cilat nëse përzihen japin ilaç me fuqi, aromë dhe shije të jashtëzakonshme.

Ju sjellim listën e sëmundjeve që mund të shërohen me përzierjen e mjaltit dhe të kanellës!



Sëmundjet e zemrës

Përgatisni përzierjen nga mjalti dhe kanella në pluhur dhe lyeni bukën me të. Këtë shujtë mund ta hani çdo ditë për mëngjes. Redukton kolesterinën në artere dhe parandalon sulmin në zemër. Njerëzit që tashmë kanë pasur sulm në zemër duhen ta hanë këtë kombinim, sepse do të ndihmojë të parandalohet sulmi i ardhshëm.

Përdorimi i rregullt i këtij kombinimi redukton humbjen e frymëmarrjes dhe forcon rrahjet e zemrës. Tek personat e moshës më të vjetër, arteret dhe venat humbin fleksibilitetin, prandaj mund të ndodhë bllokimi. Ky kombinim i mjaltit dhe kanellës do të rivitalizojë venat dhe arteret.



Pickimi i insekteve

Përzieni një lugë mjaltë dhe dy lugë ujë të vakët. Shtoni një lugë kanellë në pluhur, përgatiteni brumin dhe aplikojeni në pjesët e pickuara. Është dëshmuar që dhimbja zvogëlohet në afat prej dy minutash.



Artriti

Shtoni dy lugë mjaltë në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe një lugë kanellë në pluhur. Nëse këtë pije e pini rregullisht, mund të shërohet madje edhe artriti kronik. Një hulumtim ka treguar që të sëmurët me ndihmën e kësaj pijeje mund të lirohen nga dhimbja brenda një muaji.



Humbja e flokëve

Ata që vuajnë nga humbja e flokëve ose tullacëria duhet të përziejnë një lugë vaj ulliri, një lugë mjaltë dhe një lugë kanellë pluhur. Aplikojeni përzierjen në skalp dhe mbajeni 15 minuta, pastaj lani flokët. Ky brumë thuhet që është efikas edhe kur mbahet vetëm 5 minuta në skalp.



Infeksionet e fshikëzës

Përzieni dy lugë kanellë pluhur, një lugë mjaltë në gotën me ujë të vakët dhe e pini. Kjo shkatërron bakteret në fshikëzën e urinës.



Dhimbja e dhëmbit

Përgatiteni brumin nga një lugë kanellë në pluhur dhe pesë lugë mjaltë. Vëreni në dhëmbin, i cili ju dhemb. Këtë mund ta bëni tri herë në ditë.



Kolesterina

Përzieni dy lugë mjaltë me tri lugë kanellë në pluhur me 470 ml ujë. Kjo përzierje do të reduktojë nivelin e kolesterinës. Është dëshmuar që pacientët të cilët rregullisht pinë përzierjen të paktën 3 herë në ditë, pas një kohe nuk kanë pasur probleme me kolesterinën e lartë.



Ftohjet

Ata që vuajnë nga të ftohtit e zakonshëm dhe të vështirë duhen të marrin një lugë mjaltë të përzierë me një çerek luge kanellë në pluhur një herë në ditë për tri ditë me radhë. Në këtë mënyrë do të çlirohen nga kollitja kronike, ftohja dhe dhimbjet e sinuseve.



Steriliteti

Grekët me mijëra vjet kanë besuar që dy lugë mjaltë çdo ditë para gjumit mund të shërojnë sterilitetin te meshkujt. Në Kinë, Japoni dhe vendet e Lindjes së Largët besohet që femrat disa herë në ditë kanë nevojë të fërkojnë me gisht mishin e dhëmbëve me një maje luge kanellë të përzierë më një gjysmë luge mjaltë.



Sistemit i imunitetit

Përdorimi i përditshëm i mjaltit dhe kanellës forcon sistemin e imunitetit dhe mbron trupin nga bakteret dhe viruset. Mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe sasi të madhe të hekurit. Përdorimi konstant i mjaltit dhe kanellës forcon rruazat e bardha të gjakut, të cilat pastaj në mënyrë të suksesshme luftojnë kundër baktereve dhe viruseve.



Çrregullimet e tretjes

Kanellën pluhur përzieni me dy lugë mjaltë dhe hani para ushqimit. Në këtë mënyrë do të mund të tretni edhe ushqimet më të rënda.



Jetëgjatësia

Besohet që konsumimi i përditshëm i çajit me mjaltë dhe kanellë mund të zgjasë jetën. Përzieni 4 lugë mjaltë, 1 lugë kanellë në pluhur dhe 4 filxhanë ujë, zieni dhe përgatisni në formë të çajit. Pini një çerek filxhani, 3 deri 4 herë në ditë. Lëkura juaj do të jetë e butë dhe freskët, ndërsa do të shtyni edhe paraqitjen e rrudhave.



Puçrrat

Përzini 3 lugë mjaltë dhe 1 lugë kanellë në pluhur. Aplikojeni këtë përzierje në puçrra para gjumit, ndërsa shpërlajeni në mëngjes me ujë të ngrohët.



Infeksionet e lëkurës

Përzieni mjaltin dhe kanellën, dhe përzierjen vëreni në pjesët e lëkurës që i ka prekur infeksioni, mbajeni në lëkurë rreth 30 minuta, dhe pastaj shpërlajeni me ujë të ngrohtë.



Kanceri

Hulumtimet e zhvilluara së voni kanë treguar që mjalti dhe kanella mund të ndihmojnë në shërimin e kancerit të stomakut. Pacientët, që vuajnë nga ky lloj i kancerit duhet të hanë një lugë mjaltë me një lugë kanellë në pluhur, dhe madje çdo ditë për 3 muaj.



Lodhja

Përzieni gjysmë luge mjaltë dhe gjysmë luge kanellë në një gotë ujë. Pini në orët e pasdites kur më së shpeshti ndieni lodhjen. Konsumimi i përditshëm i kësaj pijeje do të rrisë vitalitetin brenda një jave.



Era e keqe

Përzini 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë kanellë në pluhur me ujë të ngrohtë. Çdo mëngjes shpërlani zgavrën e gojës dhe frymëmarrja juaj do të jetë e freskët gjatë tërë ditës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...