Paralajmërohet publikimi i shqiptarëve me dokumente serbe

2 Mars 2012 - 09:46      

Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Vesna Mikiq, ka vendosur ta befasojë opinionin kosovar duke i bërë publikë emrat e të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë pajisur me pasaporta dhe me letërnjoftime biometrike nga Republika e Serbisë, shkruan sot ‘Koha Ditore’. Ajo ka paralajmëruar se në listën e përfituesve ka edhe emra të zyrtarëve të lartë të Kosovës, përfshirë disa deputetë.

Prishtinë, 2 mars - Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Vesna Mikiq, ka vendosur ta befasojë opinionin kosovar duke i bërë publikë emrat e të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë pajisur me pasaporta dhe me letërnjoftime biometrike nga Republika e Serbisë, shkruan sot ‘Koha Ditore’. Ajo ka paralajmëruar se në listën e përfituesve ka edhe emra të zyrtarëve të lartë të Kosovës, përfshirë disa deputetë.

Për ta ndërmarrë një veprim të tillë, Mikiq është nxitur nga arrestimi i paradoditshëm i gjashtë qytetarëve serbë, nën akuzën se e kanë shkelur rendin kushtetues të Kosovës duke u futur në territorin shtetëror si pjesëtarë të MUP-it të Serbisë. Ajo ka thënë se të arrestuarit për 11 vjet rresht çdo ditë kanë udhëtuar  deri në Vranjë për ta siguruar ekzistencën e familjeve të tyre si punëtorë.

“Nëse kjo është e drejtuar kundër rendit kushtetues, atëherë ju pyes se a është shkelje e rendit kushtetues fakti që një milion shqiptarë të Kosovës kanë pasaporta biometrike dhe letërnjoftime të Republikës së Serbisë. Bile edhe në këtë Kuvend, në mesin tonë, ka zyrtarë të lartë që kanë shkelur rendin kushtetues të Kosovës duke marrë pasaporta”, ka thënë ajo të enjten.

“Unë po pres që në çdo moment të më vijnë emrat e tyre me postë elektronike, pra të të gjithë atyre që kanë pasaporta, certifikata dhe letërnjoftime të nxjerra vitin e kaluar....Më pas do të mbaj një konferencë shtypi, në të cilën do t`i bëj publik ata emra dhe do të kërkoj nga pjesëtarët e ROSU-s dhe të MPB-së që ta aplikojnë të njëjtën torturë, siç e kanë bërë me njerëzit e pafajshëm gjatë arrestimit”, ka paralajmëruar deputetja serbe.  

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...