Bima çudibërëse stevia

1 Mars 2012 - 22:15      

Stevia është bimë shkurreje në gjethin e së cilës gjenden shumë glikozide të ëmbla nën emrin e përbashkët glikozide steviole, ndëra glikozidet më të rëndësishme janë steviozidi dhe rebaudiozidi A, të cilat e bëjnë stevian jashtëzakonisht të ëmbël.

Stevia është bimë shkurreje në gjethin e së cilës gjenden shumë glikozide të ëmbla nën emrin e përbashkët glikozide steviole, ndëra glikozidet më të rëndësishme janë steviozidi dhe rebaudiozidi A, të cilat e bëjnë stevian jashtëzakonisht të ëmbël.

Pluhuri i bardhë shërben si ëmbëltues, ndërsa pluhuri i gjelbër ka veçori edhe të theksuara shëruese. Hulumtimet kanë treguar që trupi nuk i tret ato glikozide të ëmbla dhe ato nuk shndërrohen në glukozë, prandaj indeksi glikemik i saj është = 0. Nutrientët më të rëndësishëm janë K, Ca, Cr, Fe, Mg, proteinat, beta karotenet, polifenolet, sterolet, triterpenet, flavonoidet, taninet dhe shumë vajra të paqëndrueshme, të përbëra nga aldehidet, monoterpena etj. Disa nga veçoritë më të rëndësishme shëruese të stevias (pluhurit dhe gjethit të gjelbër):



Veprimi hipoglikemik

Stevia është shumë efikase për diabetikët, sepse vepron në stimulimin dhe rikuperimin e pankreasit. Disa hulumtime në Paraguai dhe Brazil kanë treguar që 10 orë pas konsumimit të stevias koncentrimi i sheqerit në gjak ka rënë për 35,2 për qind. E rëndësishme është që të theksohet që stevia nuk e ulë nivelin e glukozës në gjak tek koncentrimi normal, por vetëm tek koncentrimet e rritura të sheqerit në gjak.



Ndikimi në sistemin e qarkullimit të gjakut    

Përdorimi i shpeshtë i stevias, vepron në uljen e lehtë të tensionit të gjakut. Konsumimi afatgjatë i stevias ndikon si tonik për zemër, përmirëson punën e veshkave, mëlçisë dhe ndikon në forcimin e enëve të gjakut.



Veprimi antimikrobial i stevias

E madhe është aftësia e stevias për të pamundësuar rritjen e baktereve dhe organizmave të tjerë infektivë. Në këtë mënyrë me përdorimin e stevias që në fillim mund të ndihmohet që organizmi më lehtë të bllokojë sulmin e baktereve gjatë ftohjes dhe gripit. Është konstatuar që stevia ndikon në reduktimin e kariesit dhe shpesh përdoret te prodhimi i ujit për shpëlarjen e gojës dhe pastës për dhëmbë, e cila shërben për reduktimin e mundësisë së krijimit të gurëzve.



Veprimi digjestiv i stevies

Gjethet e thara të stevies përdoren si tonik të tretura në ujë të ftohtë apo të ngrohtë dhe shërbejnë si çaj për heqjen e kalorive, si simulant për të kthyer apetitin, si ndihmë gjatë rregullimi të tretjes dhe mirëmbajtjes së organizmit të ri dhe të freskët.



Ndikimi pozitiv në lëkurë

Ekstrakti i stevies ndikon mirë në shumë sëmundje të lëkurës: akne, te djegiet nga dielli, dhe në sëmundjet e lidhura me qarkullimin e keq të gjakut.



Përdorimi i pluhurit të gjelbër dhe të gjethit të stevies

Mënyra më e thjeshtë e aplikimit të pluhurit të gjelbër të stevies (si ëmbëltues) është të merren 1-2 lugë të vogla pluhur dhe të vihen në 1 dl litër ujë të nxehtë dhe pas 20 minutash “zierje” të lihet të ftohet. Nga ajo tretje e koncentruar e ëmbël të merrni sipas dëshirës 1-2 lugë për të ëmbëlsuar çajin, kafen, lëngjet etj. Pjesën tjetër të papërdorur të tretjes ta ruani në frigorifer për përdorim të sërishëm. Nëse gjethet e stevies dëshironi t’i përdorni për çaj, mjafton të merret një maje e gjethit të thatë, dhe ta zieni 15 minuta në një 1 litër ujë, ta kulloni dhe pini. Mund të pihet çaji pastër i stevias, por mund të përzihet edhe me çaje të tjera (menta etj).
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...