Çka përmban marrëveshja Kosovë – Serbi

25 Shkurt 2012 - 15:49      

Marrëveshja e arritur dje në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë ka disa pika. Pikat e marrëveshjes, sipas medieve serbe, kanë këtë përmbajtje:

Bruksel, 25 shkurt  - Marrëveshja e arritur dje në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë ka disa pika. Pikat e marrëveshjes, sipas medieve serbe, kanë këtë përmbajtje: 

1. 1. Të dy palët konfirmojnë përkushtimin për bashkëpunimin efektiv, inkluziv dhe përfaqësues rajonal.

   2. 

   3. 2. Në këtë kuptim Kosova* është i vetmi emërtim që do të shfrytëzohet në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

   4. 

   5. 3. Fusnota që do të zbatohet krahas yllthit do të jetë: „Ky emërtim nuk ndikon në qëndrimin për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB – së dhe me mendimin e GJND-së për Deklaratën e  Pavarësisë së Kosovës”

   6. 4. Kosova* merr pjesë e pavarur dhe flet në emër të vet në të gjitha tubimet rajonale

   7. 

   8. 5. Kur të arrihen marrëveshje të reja ose nënshkrime, përfaqësuesi i Kosova* do të nënshkruhet nën emërtimet e përshkruara në nenet 2. dhe 3.

   9. 

  10. 6. Sa u përket ndryshimeve të marrëveshjeve që i ka nënshkruar UNMIK -u, asnjëri nga këto konkluzione nuk do të interpretohet në dëm të Rregullativës  ligjore të UNMIK-ut. Përfaqësuesi i UNMIK-ut do të ftohet në takimet që organizohen në kuadër të marrëveshjes që UNMIK i ka nënshkruar. Është në të drejtën e UNMIK-ut të vendosë në do marrë pjesë në cilindo takim.

  11. 

  12. 7. Organizuesi i takimeve do të inkurajohet të evitojë vënien e simboleve kombëtare me përjashtim të simbolit të vet dhe të BE duke marrë para sysh statusin e organizatave relevante.

  13. 

  14. 8. BE si ndërmjetës do të njoftojë organizatat relevante rajonale dhe entitetet për këto marrëveshje emërtimi, prezantimi dhe nënshkrimi. Ato duhet të zbatohen në praktikën e organizimit të takimeve rajonale. BE do të mbikëqyrë implementimin e këtyre marrëveshjeve. .

  15. 

  16. 9. Të dy palët dhe BE do të përkrahin këto marrëveshje dhe do të ndihmojnë zbatimin e tyre.

  17. 

  18. 10. Organizatat rajonale të cilave u referohen konkluzionet janë organizatat e tashme dhe të ardhshme ndërqeveritare ose marrëveshjet qëllimi i të cilave është të promovojnë bashkëpunimin dhe integrimin në rajonin e Ballkanit. „Takimet rajonale” përfshijnë takimet  e këtyre organizatave, e edhe atakimet ad hoc ose ato joformale me qëllim të ngjashëm. Po ashtu përfshijnë takimet me institucionet e BE –së në kuadër të agjendës europiane

 19. 

  20. 11. Këto marrëveshje janë miratuar në bazë të të përkohshme.

(Përkthimi është jozyrtar dhe i bërë nga gjuha serbe)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...