Thaçi i quan antiamerikanë e antieuropianë kundërshtarët e fusnotave

20 Shkurt 2012 - 12:49      

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i ka quajtur antiamerikanë dhe antieuropianë të gjithë ata që kanë dilema për përdorimin e fusnotës së Rezolutës 1244, raporton KTV-ja.Në takimin e Këshillit Ndërministror për Integrime Evropiane, kryeministri ka thënë se kjo qasje negative ,që e dëshiron Kosovën e izoluar, nuk do të lejohet dhe se e ardhmja e vendit dhe e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian.

Prishtinë, 20 shkurt - Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i ka quajtur antiamerikanë dhe  antieuropianë të gjithë ata që kanë dilema për përdorimin e fusnotës së Rezolutës 1244, raporton KTV-ja.Në takimin e Këshillit Ndërministror për Integrime Evropiane, kryeministri ka thënë se kjo qasje negative ,që e dëshiron Kosovën e izoluar, nuk do të lejohet dhe se e ardhmja e vendit dhe e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian. Sipas tij, përfaqësimi rajonal dhe rregullimi i brendshëm i Kosovës janë dy çështje të ndryshme dhe se Kosova tani e tutje do të përfaqësohet në nismat rajonale me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, Mendimin Këshillëdhënës të GJND-së dhe Rezolutën 1244, e cila njeh integritetin territorial të Kosovës.

Megjithatë, kryeministri nuk ka folur për përmbajtjen tjetër të Rezolutës 1244, të cilën ai dhe qeveria e tij e kanë quajtur të tejkaluar dhe të vdekur që nga shpallja e pavarësisë. Ndryshimi i pozicionit të Kosovës erdhi pas vizitës së zëvendëssekretarit amerikan, William Burns.

Ndërkaq, kreu i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se për Serbinë është e papranueshme çdo zgjidhje lidhur me përfaqësimin rajonal të Kosovës, në të cilën përmendet Deklarata e Pavarësisë së saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...