Nis Java e Minatorëve, rikujtohet greva e para 23 vjetëve

20 Shkurt 2012 - 09:24      

Minatorët e Trepçës, në përvjetorit të 23-të, nga sot e deri më 28 shkurt 2012, me manifestimin do të rikujtojnë grevën e urisë, që asokohe shkundi themelet e Jugosllavisë. Gjatë kësaj jave, Javës së Minatorëve tashmë tradicionale, do organizohen manifestime dhe veprimtari të ndryshme në përkujtim të kësaj ngjarje së lavdishme.

Mitrovicë, 20 shkurt – Minatorët e Trepçës, në përvjetorit të  23-të, nga sot e deri më 28 shkurt 2012, me manifestimin do të rikujtojnë grevën e urisë, që asokohe shkundi themelet e Jugosllavisë. Gjatë kësaj jave, Javës së Minatorëve tashmë tradicionale, do organizohen manifestime dhe veprimtari të ndryshme në përkujtim të kësaj ngjarje së lavdishme.

Ndër të tjera më 20 shkurt 2012, në Stantërg, në ora 11:00 hapet manifestimi Java e Minatorëve, kurse  më 21 shkurt, në sallën solemne të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, duke filluar  nga ora 10:00 mbahet simpoziumi shkencor “Trepça ndër shekuj”, që e organizon Instituti i Historisë së Kosovës dhe Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”. Sipas njoftimit më 27 shkurt, në Kishnicë, në orën 11:00,  mbahet një manifestim solemn, kushtuar kësaj ngjarjeje historike. Gjatë ditëve të Javës së Minatorëve, do të ketë edhe veprimtari kulturore e sportive, homazhe e vizita nëpër familje dëshmorësh etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...