Murat Jashari: S’është kjo Kosova për të cilën u sakrifikuam

18 Shkurt 2012 - 09:01      

Në katërvjetorin e shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, Murat Jashari ka pritur e përcjellë të gjithë ata që ia kanë mësyrë Kullës së familjes së tij.

Prekaz, 18 shkurt – Në katërvjetorin e shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, Murat Jashari ka pritur e përcjellë të gjithë ata që ia kanë mësyrë Kullës së familjes së tij. Teksa ka folur për 4 vitet e shtetësisë së Kosovës, dhe nuk ka ngurruar të kritikojë klasën politike të vendit, së cilës, sipas tij “i janë konsumuar politikat dhe shterur kapacitetet”. Ai i ka porositur udhëheqësit që para se të përmbyllet procesi i pavarësisë se mbikëqyrur të zgjidhen problemet në veriun e Kosovës.

Ka thënë se iu gëzohet arritjeve të shtetit, por mendon se ka mundur të bëhet shumë më shumë.

Pavarësinë e Kosovës Murat Jashari, përfaqësues i familjes së madhe Jashari nga Prekazi, e vlerëson si arritje të madhe në saje të sakrificave të shumë brezave ndër dekada e shekuj. Por shton se pritjet kanë qenë shumë më të mëdha,qoftë në mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për njohje të reja, qoftë për ndryshime të tjera pozitive në Kosovë.

“Kemi mundur të punojmë shumë më shumë në sferën e shëndetësisë, arsimimit, gjyqësorit, etj., sepse nëse një popull nuk është i arsimuar dhe i shëndetshëm, kurse ata që e shkelin ligjin nuk e marrin dënimin e merituar, lë shumë për të dëshiruar”, ka deklaruar Jashari.

Situata në të cilën gjenden sot qytetarët e Kosovës, sidomos ajo e perspektivës së tyre, atij i përngjan në situatën që në Kosovë mbretëronte në fund të viteve ‘80, kur shumica e shqiptarëve u dëbuan nga institucionet e nga puna dhe kur populli ishte lodhur aq shumë sa që zgjidhjen e gjente duke ikur nga vendi për të shkuar në vende të ndryshme të botës.



Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...