Si të shmangni tensionin e lartë të gjakut?

11 Shkurt 2012 - 11:09      

Tensioni i lartë i gjakut është vetëm një nga simptomat e sëmundjeve të zemrës. Hulumtimet kanë treguar që ulja e tensionit të gjakut mund të ndihmojë të shmangen

Tensioni i lartë i gjakut është vetëm një nga simptomat e sëmundjeve të zemrës. Hulumtimet kanë treguar që ulja e tensionit të gjakut mund të ndihmojë të shmangen komplikimet serioze të sëmundjeve të zemrës. Provoni që me këta hapa të thjeshtë të ndikoni në shtypjen e lartë të gjakut.



Mbani peshën e shëndetshme trupore

Mbajtja e peshës së shëndetshme trupore do të reduktojë diametrin e belit. Ekspertët pohojnë që masa e madhe e belit mund të jetë tregues i sëmundjeve të ardhshme të zemrës dhe tensionit të lartë të gjakut.

Hulumtimet tregojnë që beli prej 102 cm apo më shumë tek meshkujt, dhe 88 cm apo më shumë te femrat është i lidhur me sëmundjet e zemrës.



Ushtrimet e rregullta

Mjekët rekomandojnë 30 deri 60 minuta ushtrime çdo ditë. Këshillohuni me mjekun para se të filloni çfarëdo plani të ushtrimeve.



Hani shëndetshëm

Hani pemë, perime, drithëra të papërpunuara, bimë bishtajore, fruta arrore dhe fara. Mbani ditar të ushqimit për të përcjellë se çfarë hani. Mjekët rekomandojnë të hani ushqime të pasura me kalium, sepse mund të ndihmojnë në reduktimin e tensionit të gjakut. Kaliumi ndihmon që të reduktohet ndikimi i kripës në trup. Po ashtu, shmangni konsumimin e ushqimit të shpejtë.



Zvogëloni sasinë e kripës që e konsumoni

1500 deri 2400 mg kripë është gjithçka që ju nevojitet çdo ditë. Një lugë çaji me kripë është e barabartë me 5000 mg.

Për të reduktuar konsumimin e kripës, lexoni përbërësit në ushqime dhe reduktoni konsumimin e ushqimit të procesuar.



Zvogëloni konsumimin e alkoolit

Ekspertët rekomandojnë maksimum dy pije alkoolike në ditë për meshkujt dhe një pije në ditë për femrat. Nëse pini më shumë se kjo, do të ishte mirë të reduktoni konsumimin e alkoolit.



Ndaleni duhanin

Produktet e duhanit drejtpërdrejt dhe negativisht ndikojnë në shëndetin e zemrës. Po ashtu e rëndësishme është që të shmangni pirjen pasive të duhanit.



Kufizoni konsumimin e kafeinës

Studimet tregojnë që kafeina mund të shkaktojë rritjen momentale të tensionit të gjakut. Mos pini më shumë se dy filxhanë (200 ml) kafe në ditë.



Reduktoni ndikimin e stresit

Stresi është kontribuuesi kryesor i tensionit të lartë. Nëse nuk keni mundësi të reduktoni nivelin e stresit, provoni jogën, meditimin dhe teknikat tjera të relaksimit.



Priteni problemin në rrënjë

Nëse tensioni i gjakut është kohë pas kohe i lartë, studimet tregojnë që kjo mund të jetë shenjë e problemeve kronike në të ardhmen. Bisedoni me mjekun tuaj. Ndoshta me reagim të parakohshëm apo preventiv do të mund të parandaloni komplikimet serioze në të ardhmen.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...