Xhami e re në Prishtinë te parkingu i PTK-së

10 Shkurt 2012 - 16:03      

Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Prishtinës sot ka miratuar vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të xhamisë në Prishtinë. Lokacioni për ndërtimin e xhamisë përfshin pjesët e ngastrave kadastrale me një sipërfaqe prej 8100 m2.

Prishtinë, 10 shkurt - Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Prishtinës sot ka miratuar vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të xhamisë në Prishtinë. Lokacioni për ndërtimin e xhamisë  përfshin pjesët e  ngastrave kadastrale me një sipërfaqe prej 8100 m2. Vendi i quajtur “Blloku III i Ndërtesave”, apo siç njihet ndryshe si Parkingu i PTK, në Ulpianë.

Në mbledhjen e dytë të radhës, e cila u drejtua nga kryetari, dr. Isa Mustafa, Këshilli i Drejtorëve ka miratuar dhe proceduar për Komitetin për Politikë dhe financa edhe propozim-vendimin për ndryshimin e Rregullores për transparencë. Po ashtu bordi ka marrë vendim edhe për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Tregut të kombinuar. Në këtë mbledhje është miratuar edhe propozimvendimi për plotësimin e vendimit për emërtimin dhe zyrtarizimin e lagjeve, shesheve dhe rrugëve të komunës së Prishtinës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...