Tre filxhanë çaji në ditë bëjnë mirë për zemrën

25 Janar 2012 - 13:44      

Një studim australian ka dalë në përfundimin se konsumimi i tre filxhanëve çaji në ditë bën mirë për zemrën, siç publikon ‘Daily Mai’.

Një studim australian ka dalë në përfundimin se konsumimi i tre filxhanëve çaji në ditë bën mirë për zemrën, siç publikon ‘Daily Mai’.

Udhëheqësi i këtij kërkimi shkencor, profesori Jonathan Hodgson, u shpreh: “Kemi zbuluar se çaji parandalon sëmundjet e zemrës. Ai ndihmon në mbajtjen e ulët të tensionit të zemrës.”

Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë, pas ujit. Përmban polifenole dhe antioksidantë që parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene, ndërsa ky studim e lidh edhe me parandalimin e sëmnudjeve të zemrës dhe mbajtjen e tensionit në nivele optimale.

Një tjetër studim nga Universiteti i Harvardit ka treguar se çaji mund të rrisë imunitetin e organizmit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...