Anri Sala prezanton Francën në Bienalen e Venecias, 2013

13 Janar 2012 - 13:23      

Edhe pse sapo u la pas Bienalja e Venecias 2011, përgatitjet kanë nisur për atë të vitit 2013, ku shqiptari i lindur në Paris, Anri Sala, do të përfaqësojë Francën në këtë event të rëndësishëm arti, njofton BW

Paris, 13 janar - Edhe pse sapo u la pas Bienalja e Venecias 2011, përgatitjet kanë nisur për atë të vitit 2013, ku shqiptari i lindur në Paris, Anri Sala, do të përfaqësojë Francën në këtë event të rëndësishëm arti, njofton BW. Sala, që prezantohet nga Hauser & Wirth dhe galeria e Marian Goodman galleries, do të punojë në video. Puna e tij në këtë aspekt ka marrë vlerësime, kështu Daniel Birnbaum shkroi në vitin 2004 në Artforum se Sala “është një ekspert në krijimin e formave të përsëritura që prodhojnë disa zona të trurit, por kurrë nuk shkon aq larg sa të shkaktojë dhembje me to”.

Ky nuk është udhëtimi i parë në Venecia i Salës. Filmi i tij “Burri i burrit” fitoi Cmimin e Artistit të Ri në vitin 2001 në Bienale. Filmi prezantonte një plak në katedralen e Milano, ulur në një stol. Koka e plakur herë ulej dhe herë ngrihej. Ndërkohë videoja e tij “Më jep ngjyrat” reflekton trasnformimin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana. Filmi ende po shfaqet ne Tate Modern. 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...