Barcelona më me shumë fansa në Facebook, Reali i dyti

8 Dhjetor 2011 - 15:21      

Barcelona në Facebook ka kaq shumë tifozë sa që ata mund të mbushin 351 herë stadiumin e Bayrn Munichut, stadium që do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve, sipas një studimi të ueb-faqes socialnumbers.com.

Londër, 8 dhjetor - Barcelona në Facebook ka kaq shumë tifozë sa që ata mund të mbushin 351 herë stadiumin e Bayrn Munichut, stadium që do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve, sipas një studimi të ueb-faqes socialnumbers.com.

Në rrjetin më të popullarizuar social në internet, Barca ka 23.177.788 mbështetës, ndërsa kapaciteti i stadiumit në Munich është 60 mijë. 

Real Madrid është i dyti me popullaritet në Facebook me 22.040.833 tifozët, të cilët mund të mbushin 334 herë "Arena Stade" të Munichut, ndërsa i treti në listë me më shumë mbështetësh është Arsenali me 6.957.275, e cila shifër është e mjaftueshme për të mbushur 123 herë stadiumin e lartë përmendur.

Gjashtëmbëdhjetë ekipet pjesëmarrëse në raundin final të Ligës së Kampionëve me më së paku mbështetës janë FC Basel, APOEL dhe CSKA e Moskës.

Bazeli në këtë faqe ka 25.054 tifozë, qipriotët në Facebook kanë 11.649 tifozë ndërsa CSKA ka vetëm 8.448 tifozë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...