Rrezet infra të kuqe, ndihmë efikase në shërimin e kancerit

29 Nëntor 2011 - 10:03      

Përdorimi i ndriçimit infra të kuq në shërimin e kancerit mund të prodhojë rezultate premtuese, pohojnë shkencëtarët amerikanë.

Studimi i publikuar në revistën “Nature Medicine” ka treguar se si ilaçet për shërimin e tumorit aktivizohen vetëm kur në to fokusohen valët e dritës specifike. Në këtë mënyrë shërohet vetëm indi i prekur me tumor, ndërsa qelizat e shëndetshme mbesin të padëmtuara, shkruan BBC.

Tani për tani trajtimet për shërimin e kancerit mund të ndahen në tri kategori: rrezatimi, heqja kirurgjike apo përdorimi i ilaçeve që shkatërrojnë qelizat kancergjojene. Të gjitha këto metoda kanë efektet e tyre anësore dhe shkencëtaret tentojnë të arrijnë deri tek një terapi më precize.

Në këtë studim shkencëtarët nga Instituti kombëtar për kancer në Maryland kanë përdorur antitrupat që veprojnë në proteina në sipërfaqen e qelizave malinje.

Pastaj antitrupit i kanë shtuar kimikatin IR700, i cili aktivizohet kur në të koncentrohet drita infra e kuqe, e cila mund të arrijë edhe deri në disa centimetra nën lëkurë.

Për të testuar substancën e fituar, hulumtuesit me të kanë “vënë në shënjestër” qelizat kancerogjene në shpinat e minjve, të cilët pastaj i janë ekspozuar dritës. Rezultatet kanë treguar që volumeni i tumorit është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme dhe që minjtë kanë jetuar më gjatë.

“Ky studim premton shumë. Përdorimi i antitrupave dhe i dritës është treguar mjaft i suksesshëm në shërimin e kancerit”, ka theksuar Laura McCallum nga Qendra britanike për shërimin e kancerit.

Por, pasi që testimi ishte bërë vetëm në minj është ende herët të thuhet nëse kjo terapi do të ketë efektet e njëjta edhe në njerëz.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...